Aktualitet
Kufiri i ri për blerjet online vendoset 45 euro
Nëse do të bësh një blerje online mbi 6000 lekë do të duhet të paguash edhe 22.4% më shumë taksa (TVSH plus taksë doganore). Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave është vendosur tashmë që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet nga 150 euro në 45 euro. Më parë ishte planifikuar që ky kufi të ulej në 22 euro, që u rrit me pas në 45 euro, aq sa sipas financave është dhe kufiri i lejuar i vendeve të Bashkimit Europian. Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import. Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte më parë raporton Monitor
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu