Lidhu me ne

Mix

A mund të lyejmë flokët gjatë shtatzanisë?

Shpesh gratë shtatzana e frenojnë veten kur vjen puna tek bukuria, pasi mendojnë se përdorimi i produkteve kimike mund të dëmtojë fëmijën.


Por, çfarë thonë mjekët në lidhje me këtë?


Sipas tyre gruaja mund të lyejë flokët edhe gjatë shtatzanisë, me kusht që të përdorë produkte që nuk përmbajnë substanca alergjike dhe toksike. Ata gjithashtu i japin “rrugën e lirë” edhe lyerjes së flokëve me fije, por vetëm në rast se boja nuk do të prekë lëkurën.
Zakonisht nëna e re pasi pohon shtatzaninë me anën e testit, heq dorë nga çdo trajtim që mund të bëhet në parukeri, lexon me vëmëndje çdo etiketë që ndodhet brenda kutisë së një boje flokësh etj.


Por, ku qëndron e vërteta në lidhje me këtë?


Boja, kujdes me produktet që përdorni


“Sot në treg mund të gjeni produkte tepër delikate për të lyer flokët tuaj, në lidhje me kohët e para. Prej shumë vitesh nga bojërat e flokëve janë eleminuar shumë substanca të rrezikshme (toksike) si edhe përbërësit e tjerë kanë rezultuar tashmë antialergjikë”, shprehet Angelo Marzano, mjek dermatolog në universitetin e Milanos.


“Megjithatë, rreziku i shfaqjes së një alergjie nuk mund të përjashtohet në mënyrë të plotë, edhe në rastet kur nuk është shfaqur kurrë më parë një shenjë alergjie tek gruaja. Ndër substancat më të predispozuara për të shkaktuar alergji janë parafenilendiamina (PFD) dhe nikeli, substanca të cilat mund të shkaktojnë në lëkurë ekzema shumë të bezdisshme, dhe për këtë arsye duhet të evitoni përdornimin e produkteve me këtë përmbajtje.
Gjithashtu ju duhet të evitoni edhe përdorimin e rezorcinës dhe amoniakut, të cilat janë substanca toksike. Është e vërtetë që përthithja që po bën trupi është shumë e vogël, pasi ju nuk do ta pini bojën, por gjatë shtatzanisë është e rëndësishme që të merren masat e duhura për mbrojtjen e shëndetit të gruas dhe fetusit, të cilat nuk janë kurrë tepër, madje as në këtë rast.


Ju duhet të lexoni gjithmonë etiketat nëse vendosni të lyeni flokët në shtëpi, në mënyrë që të siguroheni që produkti që po përdorni të mos ketë në përmbajte substancat e sipërpërmendura, dhe të njëjtën gjë duhet të bëni edhe nëse do të lyeni flokët në parukeri. Ju duhet të siguroheni që parukierja juaj nuk po përdor një produkt me përmbajtje PFD, nikeli, rezorcine dhe amonikau, dhe mbi të gjitha sigurohuni që të lyeni flokët nga fundi i trimestrit të parë e në vazhdim. Nëse nuk jeni të sigurta në lidhje me përmbajtjen e produktit që po përdorni në flokët tuaj me mirë e evitoni”.


Mund të përdorim “Henne”?


Henne është një produkt natyral dhe i padëmshëm për fetusin, por në momentin që bie në kontakt me lëkurën mund të shkaktojë dermatit dhe për këtë arsye do të këshillonim të mos e përdornit gjatë shtatzanisë. Përveç kësaj duhet të keni parasysh se Henne nuk ofron një qëndrueshmëri të madhe të bojës te flokët, dhe për pasojë do t’ju duhet ta lyeni atë më shpesh.


Lyerja me fije


“Ndërsa jeni shtatzanë mund të lyeni flokët me fije edhe pse shpesh duket si një teknikë e dëshme për fetusin. Në të vërtetë nuk është kështu pasi dekoloruesi nuk e prek lëkurën e gruas dhe për pasojë nuk absorbohet në mënyrë të madhe nga organizmi”, shprehet dermatologu. “Themi nuk absorbohet në mënyrë të madhe, pasi kremi përthithet edhe nga folikula e flokëve, por në një masë shumë të reduktuar krahasuar me përthithjen nga lëkura”.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook