Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria, ndër shtetet me borxhin më të lartë në Europë në 2021, e dyta në rajon

Shqipëria u rendit e 11-a në Europë në vitin 2021 për nivelin e lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë.

Sipas Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2021 ishte 78.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat e tjera të Eurostat e rendisin Shqipërinë pas Greqisë, Italisë, Portugalisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Qipros, Malit të Zi, Austrisë dhe Kroacisë (shiko grafikun në fund). Ndërsa në rajon, Shqipëria është e dyta, pas Malit të Zi.

Vendet e tjera të rajonit kanë nivele më të ulëta të borxhit, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me nga 58% të PBB-së, Bosnja në 36% dhe Kosova ka ndër borxhet më të ulëta të Europës, me 22% të PBB-së.

Të gjitha vendet e rritën me shpejtësi borxhin në vitin 2020, me synim për të gjallëruar ekonominë pas pasojave të pandemisë. Në Shqipëri borxhi u rrit me gati 10 pikë përqindje dhe ai vijoi të mbetej i lartë dhe në 2021. Ndonëse borxhi u rrit me ndër ritmet më të lart atë Europës, mbështetja e ekonomisë për pandeminë ishte më e ulët në Europë, me më pak se 1% e PBB-së, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Aftësia e një vendi për të paguar borxhin është e varur nga konkurueshmëria e tij. Sa më e ulët të jetë ajo, aq më e ulët është aftësia paguese. Shqipëria renditet nga Forumi Ekonomik Global si vendi me konkurrueshmërinë më të ulët në Europë.

Si Banka Botërore ashtu dhe FMN e kanë këshilluar shpesh qeverinë shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidimin fiskal. Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon”, është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktojë shpenzimet e saj kapitale.

“Në skenarin bazë, borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1% të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së”, paralajmëron banka.

Borxhi në Europë

Sipas Eurostat, në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së në eurozonë ishte 95.6%, krahasuar me 97.5% në fund të tremujorit të tretë 2021. Në BE, raporti gjithashtu u ul nga 89.9%. në 88.1%.

Për eurozonën, ulja e raportit të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së vjen si pasojë e rritjes së PBB-së dhe një rënie të lehtë të borxhit nominal në terma absolutë, ndërsa për BE-në borxhi nominal vazhdoi të rritet lehtë, por u tejkalua nga rritja në GDP.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së ra si në eurozonë (nga 97.2% në 95.6%) dhe në BE (nga 90.0% në 88.1%). Ulja erdhi për shkak të rritjes së PBB-së që tejkalon rritjen e borxhit të qeverisë.

 Monitor

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook