Mix
Makaronat, receta e preferuar e Sophia Loren!
Sophia Villani Scicolone, e njohur ndryshe me emrin e saj skenik Sophia Loren , është një aktore italiane që u bë e famshme gjatë Epokës së Artë të Hollivudit. Sipas Institutit Amerikan të Filmit, ajo është gjithashtu ylli i 21-të më i madh femër në historinë e kinemasë hollivudiane.
Duket se ylli i njohur ka një recetë të preferuar të cilën pëlqen ta konsumojë vazhdimisht dhe bëhet fjalë për makaronat! Receta e makaronave te famshme kërkon vetëm 15 minuta për t’u përgatitur dhe do t’ju pëlqejë po kaq shumë sa Loren.
Përbërësit:
– 250 g makarona– 60 g gjalpë,
– 3 thelpinj hudhre
– lëvore të tre limonëve,
– 60 ml lëng limoni,
– 120 ml pana
– kripë,
– piper,
– 25 g djathë parmezan të grirë në rende
– 1 grusht borzilok të freskët.
Përgatitja:
Makaronat ziejini në mënyrën e zakonshme. Prisni imët hudhrën, grini lëvoren e limonit dhe shtrydhni lëngun. Shkrini gjalpin në një tigan të madh në temperaturë mesatare. Skuqni hudhrën, shtoni gjysmën e panës së gatimit dhe hidhni erëza sipas shijes. Ziejini për disa minuta, duke e përzier herë pas here. Shtoni makaronat e përgatitura dhe më pas hidhni sipër pjesën e mbetur të panës. Shtoni lëngun dhe lëvoren e limonit dhe përziejini që gjithë masa të bashkohet mirë. Shtoni borzilokun e grirë hollë dhe spërkatni me parmezan përpara se ta shërbeni.