Lidhu me ne

Radar

Trump: Harry është për turp, po e tërheq gruaja prej hunde. S’kam parë burrë të cilit ia kanë zbutur kurrizin kaq shumë


Donald Trump i ka kërkuar mbretëreshës që t’u heqë Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle të gjithë titujt mbretërorë, pasi ai e përshkroi Dukën e Sussex-it si ‘të rrahur aq keq sa nuk kam parë ndonjë person ndonjëherë’ dhe ‘të udhëhequr nga hunda’.

Ish-presidenti i SHBA-së e kritikoi Harry-n për ‘mungesë respekti ndaj vendit’ dhe një ‘turp’ duke shtuar se Mbretëresha duhet ta ndalojë atë që ta vizitojë atë në Britani dhe t’i thotë: “Sinqerisht, mos m’u afro.”

Ai pretendoi se ‘nuk ishte një fans’ i Meghan dhe se kishte të drejtë që në fillim’, duke i thënë Piers Morgan në kanalin e ri TalkTV: “Unë kam qenë një parashikues shumë i mirë, siç e dini. Kam parashikuar pothuajse gjithçka. Kjo histori do përfundojë dhe do të përfundojë keq.”

Kritikat e Trump ndaj çiftit nuk janë të parat. Ai ka bërë deklarata të ngjashme edhe kur monarkja 96-vjeçare e priti atë me gruan Melania në një banket shtetëror në Buckingham Palace në Londër në qershor 2019.

Kjo vjen pasi Harry dhe Meghan fluturuan nga shtëpia e tyre në Kaliforni dhe u ndalën në Angli për të vizituar Mbretëreshën në Kështjellën Windsor përpara se të niseshin në Hagë në Holandë për Lojërat Invictus.

Por zoti Trump i tha Morganit: “Harry është i rrahur keq, a e dini shprehjen, i fshikulluar? Nuk do ta përdor shprehjen e plotë. Por Harry është fshikulluar si asnjë person që mendoj se kam parë ndonjëherë. Unë nuk jam një fans i Meghan-it, nuk jam një fans dhe kam pasur të drejtë që në fillim. Unë mendoj se Harry-n e gjorë po e tërheqin nga hunda.”

Trump shtoi më tej: “E vetmja gjë për të cilën nuk jam dakord me Mbretëreshën, ndoshta një nga të vetmet gjëra ndonjëherë, është se unë mendoj se ajo duhet t’i kishte thënë Harry-t dhe Meghan, ‘nëse kjo është zgjedhja juaj, mirë, por ju nuk keni më tituj, dhe sinqerisht mos ejani më këtu’. Ai ka qenë kaq mosrespektues ndaj vendit dhe mendoj se është një turp.”

Më tej gjatë intervistës Trump tha se priste që martesa e dyshes të përfundonte. Trump tha se dëshiron të shohë se çfarë do të ndodhë kur çifti të ndahet, duke shtuar se ai mendon se ata do të divorcohen.

Ai tha: “Unë kam qenë një parashikues shumë i mirë, siç e dini – kam parashikuar pothuajse gjithçka. Do të përfundojë, dhe do të përfundojë keq. Dhe pyes veten se çfarë do bëjë Harry.”

Trump gjithashtu u përplas me Meghan në një intervistë me Nigel Farage në GB Neës vitin e kaluar. Ai tha në atë kohë: “Unë nuk jam një fans i saj. Unë nuk kam qenë që nga dita e parë. Unë mendoj se Harry është përdorur tmerrësisht. Mendoj se një ditë ai do të pendohet. Ai ndoshta po e bën tashmë. Mendoj se ajo ka qenë shumë mosrespektuese ndaj familjes mbretërore, më e rëndësishmja ndaj Mbretëreshës, dhe unë thjesht…që nga dita e parë nuk e kam kuptuar kurrë.”

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook