Lidhu me ne

Mix

‘Veproi si Sharon Stone tek Basic Instinct për të shpërqendruar kryeministrin’. Politika kundër medias që akuzoi deputeten Angela Rayner

'Veproi si Sharon Stone tek Basic Instinct për të

“Deputetja Angela Rayner kryëzoi këmbët teksa i bënte pyetje Boris Johnson si për ta shpërqendruar atë, njësoj si Sharon Stone tek ‘Basic Instinct’, kështu shkruhej në një lajm gazete që si burim i referohej fjalëve të një deputeteteje të Partisë Konservatore, që donte të mbetej anonim.

'Veproi si Sharon Stone tek Basic Instinct për të

Vetë Rayner e mohoi kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë. Ajo e quajti një njollosje të çoroditur dhe tha: Grave në politikë u duhet të përballen çdo ditë me mizogjininë.

'Veproi si Sharon Stone tek Basic Instinct për të

Politikanët e kanë dënuar gjithashtu një sulm të tillë. Një grup duke përfshirë gra deputete konservatore, por edhe burra, folën në mbështetje të saj.

Konservatorja Caroline Nokes tha se shumë deputete gra të të gjitha partive, kishin qenë në fund të fundit pre e artikujve të tillë të ulët, ndërsa ish-ministri Andrea Leadsom shkroi në Twitter: “Me të vërtetë më vjen keq Angela. Komentet dhe raportimet krejtësisht të papranueshme”.

'Veproi si Sharon Stone tek Basic Instinct për të

Edhe vetë Johnson bashkë me liderin e Laburistëve Sir Keir Starmer kritikuan gjithashtu këtë shkrim. Johnson në Twitter shkruante: “Aq sa nuk jam dakord me Angela Rayner për pothuajse çdo çështje politike, unë e respektoj atë si parlamentare dhe dënoj mizogjininë e drejtuar ndaj saj në mënyrë anonime sot”.

Sir Keir shtoi: “Seksizmi dhe mizogjinia e përhapur nga konservatorët është një turp i ri nga një parti e zhytur në skandal dhe kaos”.

Një burim i Downing Street konfirmoi për BBC se kryeministri kishte kontaktuar gjithashtu me zonjën Rayner privatisht, duke përsëritur me një mesazh në telefon atë që shkroi në postimin e tij publik në Tëitter.

Mail on Sunday që publikoi lajmin nuk ka reaguar akoma.

Artikulli përshkruante më shumë se aq. Merrej me të shkuarën e deputetes duke e konsideruar: “një gjyshe që la shkollën në moshën 16-vjeçare teksa ishte shtatzënë dhe pa kualifikime përpara se të bëhej një punonjëse kujdesi”.

Rayner e dënoi artikullin në një postim në Twitter dhe i akuzoi burimet për përhapjen e shpifjeve të dëshpëruara, të çoroditura në përpjekjet e tyre të dështuara për të shpëtuar lëkurën e z. Johnson mes skandalit të partisë.

Ajo shtoi: “Nuk do të lejoj që gënjeshtrat e tyre të ndyra të më pengojnë. Përpjekjet e tyre për të më ngacmuar dhe frikësuar do të dështojnë. Shpresoj që kjo përvojë të mos e shtyjë një person të vetëm si unë, me një sfond si imi, të mos aspirojë të marrë pjesë në jetën publike. Kjo do të më thyente zemrën. Më shumë gra në politikë”.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar18 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix20 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix20 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix20 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix20 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar20 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix20 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix21 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix21 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook