Lidhu me ne

Sport

Safet Gjici: Kukësin tani do e ndjekë një fat i madh, sepse stadiumin na e inaguroi Zaho

Safet Gjici: Kukësin tani do e ndjek një fat i madh, sepse stadiumin

Safet Gjici, kryetari i bashkisë i Kukësit dhe presidenti i nderit i klubit të futbollit, ka qenë sot në lidhje direkte në ”Sport News Plus” në ”News 24” për të komentuar inaugurimin e stadiumit të ri të qytetit të tij, por edhe paraqitjet e skuadrës.

Ai e ka cilësuar me fat inaugurimin e veçantë të këtij impianti me djalin e kryeministrit të pranishëm, ndërsa ka lëshuar një ”kërcënim” në distancë për ekipin nëse nuk siguron Europën.

“Unë e kam besuar që kur më dha fjalën kryeministri që do bëjmë stadiumin e Kukësit. Padiskutim që ka pasur shumë skeptikë që nuk e besonin e thoshin që është një premtim fushate, etj. Më në fund e inauguruam edhe pse pandemia apo tërmeti kishte ndikimin e vet për vonesën. Ne arritëm që të  bëjmë punë për Kukësin, kuksianët dhe futbollin shqiptar në tërësi me këtë stadium me të gjithë standardet.

Kryeministri ishte me Zahon, ajo ishte qershia mbi tortë që e inauguroi me të. Besoj se do të jemi me fat se është inauguruar me Zahon që kur iu hoq mbulesa te dera dhe shkelmimi i topit në fushë. E falënderoj kryeministrin edhe si babai i Zahos se na e solli në Kukës.

Kukësi inaguron stadiumin e ri, në fushë zbret edhe djali i vogël i Ramës,  Zaho

Zaho ishte shumë i afrueshëm me kuksianët, ka bërë foto, video, ka dalë në fushë e luajti topin. Kuksianët treguan që janë mikpritës të mëdhenj dhe e patë që shkoi mirë inaugurimi deri në fund dhe ndeshja. Me erdhi si surprizë që Zaho zbriti në fushë, por i takonte atij të gjuante topin dhe besoj që bëmë mirë.

Stadiumi jo vetëm që realizoi ëndrrën e madhe pas 92 vitesh, po bëjmë stadium që për herë të parë ekipi të luajë në shtëpinë e vet me standarde europiane. Impakti nuk është vetëm për fushën e blertë, ajo që më intereson mua është zhvillimi i kuksianëve në aspektin ekonomik. E patë që ishin mbi 7 mijë vetë dhe imagjinoni çfarë zhvillimi ka Kukësi dhe të mirat që mbërrijnë në Kukës. Qoftë një kafe e ujë të pinë, kuptohet çfarë qarkullimi vlere monetare ka, ndeshjet edhe sjellin zhvillim. Apo edhe në Ligën e Kampioneve a Konferencës, padyshim stadiumi ndihmon për zhvillimin ekonomik të kuksianëve.

FOTO LAJM: Zaho Rama shkelmon topin e parë në stadiumin e ri të Kukësit -  Sport

Rama-Duka? Nuk pashë gjë të ftohtë mes tyre në Kukës, madje kanë biseduar për investime në stadiume të tjera, unë kam qenë pjesë e bisedave dhe kam parë bashkëpunim të mirë, nuk kam parë ftohtësi me njëri-tjetrin. Besoj se ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer i qeverisë me Federatën, vetëm në kohën e Ramës janë bërë kaq shumë, janë ndërtuar 4 impiante me standarte europiane”, u shpreh Gjici.

Inagurohet stadiumi i Kukësit, Rama dhe Duka me bluza të personalizuara, i  pranishëm dhe Zaho - GIJOTINA

MË TEPËR

Sport46 minuta më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix49 minuta më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix52 minuta më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook