Radar
Lungomare në Durrës, Rama jep urdhër: Një Shqiponjë në mes të detit, si Palma në Dubai

Lungomare edhe në Durrës. Të paktën ky është projekti që iu prezantua sot ku ishte dhe kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako
Projekti zhvillimor shtrihet në një gjatësi prej 3 kilometrash dhe fillon nga Ura e Dajlanit, duke përfunduar tek zona e njohur si Kavalishenca.
Rama do të bejë një strukturë të ngjashme me palmën në Dubai, vetëm se në Shqipëri do të jetë Shqiponja.
Lungomare në Durrës, imagjinata e Ramës shkon më tej:
“Mendoj se duhet të përgatisim një kolpo ekstra, një ndërhyrje ne det siç është Palma. Ta bëjmë një ndërhyrje në det, një shqiponjë të madhe e ndërtuar e re nga A tek Zh. Aty bashkia mund të nxjerrë përfitime , dhe në një fazë tjetër një shqiponjë do ta bëjmë në det”
Lungomare në Durrës
Por sa do të jenë të realizueshme, dhe nëse këto do kthehen në projekte konkrete mbetet për t’u parë.