Lidhu me ne

Mix

Pse vaji i palmës konsiderohet kërcënim për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, kolesterina e lartë mund të jetë një nga kërcënimet më të mëdha. Kjo është për shkak se kur nivelet e kolesterinës rriten shumë, trupi zhvillon depozita yndyrore që mund të bllokojnë rrjedhën e gjakut në enët e gjakut. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se arteriet e bllokuara mund të rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru, dy nga shkaktarë kryesor të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.

Kjo çështje serioze nuk është e pazakontë. Mes viteve 2015 dhe 2018, rreth 12 për qind e amerikanëve mbi moshën 20-vjeçare kishin nivele të larta të kolesterinës së keqe e njohur ndryshe si LDL, dhe nivele të ulëta të kolesterinës së mirë apo HDL. Kjo mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh si dieta e varfër, mungesa e stërvitjes ose konsumimi i tepërt i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Ndërsa të gjithë këta faktorë mund të kontribuojnë në rritjen e niveleve të kolesterinës, ne mund të përqendrohemi në atë që mund të bëjë ndryshime të vogla, e që është dieta juaj. Për shembull, edhe ndryshimi i llojit të vajit me të cilin gatuani është zbuluar se ndihmon në menaxhimin e niveleve të kolesterinës.

Sipas një studimi të publikuar në gazetën “The Journal of Nutrition”, vaji i palmës është prej vajrave më të dëmshme për njeriun sepse përmban shumë yndyra të ngopura. Sipas këtij hulumtimi, krahasuar me krahasuar me vajrat vegjetale më të ulëta në yndyra të ngopura, konsumimi i vajit të palmës rrit ndjeshëm nivelet e kolesterinës së keqe.

Po ashtu, yndyrat e ngopura që gjenden në vajin e palmës, vajin e kokosit, mishin e kuq, gjalpin dhe shumicën e akulloreve, janë të dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe duhet të konsumohen gjithmonë me kujdes të shtuar. Dhe ndërsa teknikisht nuk janë aq të këqija sa yndyra trans, sërish është vërtetuar se rrisin nivelet e kolesterinë në gjak.

Zëvendësimi i vajit të palmës me yndyrë të pangopur mund t’ju ndihmojë të zvogëloni rrezikun e kolesterinë së lartë. Studiuesit zbuluan se vajrat e farave si vaji i lulediellit apo farave të lirit, janë më të mirat për uljen e niveleve të kolesterinës.

Pavarësisht nëse luftoni me kolesterinën aktualisht ose keni zbuluar se jeni në rrezik të lartë, zgjedhja e vajit me të cilin gatuani ose konsumoni rregullisht mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në shëndetin e zemrës suaj.

Nëse mundeni, provoni të zëvendësoni vajin ose gjalpin e palmës me vajra të farave, lulediellit ose ullirit. /The Journal of Nutrition

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime8 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix9 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix9 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix9 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore9 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar10 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook