Kryesore
“Për shkak se Erdogan është vetë i uritur për pushtet, mendon se kështu janë të gjithë”.
“Pushteti e ka helmuar Erdoganin”.
Kështu shprehet Fetullah Gylen
Revista Spiegel e ka vizituar Gylenin në banesën e tij, një rezidencë në malet e Pensilvanisë në SHBA.
“Unë jam gati që të dal përpara një komisioni ndërkombëtar. Nëse jam fajtor, do të shkoj në dhomën e ekzekutimit. Por kjo nuk do ndodhë, pasi nuk kam bërë asgjë,”thotë ai.
Predikuesi jeton në azil që prej vitit 1999, për shkak se ka shumë armiq në Turqi.
“Unë jam kundër çdo forme dhune për të arritur qëllime politike. Unë mbështes demokracinë në Turqi dhe jam kundër puçeve ushtarake”.
“Për shkak se Erdogan është vetë i uritur për pushtet, mendon se kështu janë të gjithë”.
“Erdogan vjen nga një sfond i varfër, por tani jeton në disa pallate. Suksesi dhe pushteti e kanë helmuar”.
Madje ai dyshon se Erdogan mund ta ketë gatuar vetë puçin e shtetit.
Erdogan kërkon që SHBA ta ekstradojë Gylenin, por kjo e fundit thotë se ka shumë pak gjasa që kjo të ndodhë.
“Hillari Klinton është një grua e mirë. Ajo është shpresa për këtë vend”./Mapo
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu