Lidhu me ne

Mix

Sekreti i dobësimit është këtu, mjaftojnë dy gota…

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe uji, këto janë shtyllat kryesore të misionit për të rënë nga pesha. Uji është thelbësor për funksionin e trurit, organeve, metabolizmin e pastrimin e organizmit. Kur vjen puna tek uji, këshilla kryesore që dëgjojmë është që të pimë shumë ujë në ditë.

Megjithatë, sa shumë është shumë? Për disa njerëz, sasia standarde e ujit është 8 gota në ditë, ka të tjerë që kanë nevojë për më shumë e disa të tjerë për më pak.

Sa ujë ju duhet që të humbisni në peshë
Ekspertët theksojnë se çdo njeri ka nevoja të ndryshme. Rregulli i përgjithshëm është që 8 gota ujë në ditë mund të mjaftojnë madje të përmirësojnë rënien nga pesha. Kur e lexon, tetë gota me ujë të duket pak, madje aspak problematike për tu arrirë. Këtu qëndron sfida e vërtetë.

Janë të shumtë ata që nuk arrijnë të pinë as 4 gota në ditë, madje ka njerëz që ujin e pinë rrallë e për mall. Ekspertët thonë se etja duhet t’ju udhëheqë në këtë pikë. Nëse keni pirë 8 gota me ujë dhe keni sërish etje, atëherë bindjuni asaj. Por nëse etja juaj është e shuar nuk ka nevojë ta teproni me ujin.

Kjo e fundit mund të shkaktojë hiponatremi ose intoksikim nga uji.

Nëse kryeni aktivitet fizik
Njerëzit që kryejnë aktivitet fizik duhet të pinë më shumë se 8 gota ujë, sidomos pasi kanë djersirë shumë. Përpara nisjes së aktivitetit, ekspertët rekomandojnë pirjen e një gjysme ose një gote të tërë me ujë dhe dy gotave të tjera pas stërvitjes.

Nëse jeni mbipeshë
Nevojat për ujë të njerëzve obezë dhe mbipeshë janë të ndryshme. Ata kanë nevojë për më shumë ujë që të hidratohen dhe të humbasin në peshë. Formula është e tillë: nëse ju peshoni 80 kilogramë, atëherë duhet të pini 2.6 litra ujë në ditë.

Ekspertët thonë se njerëzit që pinë dy gota ujë përpara vaktit humbasin më shumë kilogramë se ata që nuk pinë ujë. 

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook