Mix
“Unë jam pak më i bukur”, vëllezërit Veshaj, shaka në Instastory
Donaldi dhe Romeo janë vëllezërit më të njohur të momentit. Ata janë në qendër të çdo medie rozë, ku përfliten vazhdimisht.
Së fundmi, është thënë se djemtë do të fillojnë emisionin e tyre shumë shpejt. Ndërkohë, ata janë shumë aktiv me koncerte dhe padyshim në rrjetet sociale.
Pak orë më parë, Donaldi ka ndarë në Instastory një foto, ku shfaqen të dy.
“E njëjta buzëqeshje. Ok unë jam pak më i bukur”, ka shkruar ai përmbi foto, me plot humor. Ndërsa, fansat janë vendosur në dilemë se cili prej tyre realisht është më i bukuri.