Lidhu me ne

Radar

Edi Rama i mbyll mikrofonin Berishës


“I turpshëm gjesti që bëtë” – Berisha përplaset me Nikollën: I turpshëm akti yt, po vazhdove kështu do marrësh përgjigjen që meriton

Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën në seancën plenare por pati një përplasje me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, lidhur me incidentin e tij të mëparshëm që pati me Enkelejd Alibeajn.

Nikolla i tha atij se gjesti që bëri duke shtyrë Alibeajn ishte i turpshëm, ndërkohë Berisha iu tha se i turpshëm ishte veprimi i saj që s’i dha fjalën. Berisha e paralajmëroi Nikollën se nëse vazhdon kështu do marrë përgjigjet që meriton.

Pjesë nga diskutimi:

Nikolla: Ndjesa nuk është tipari juaj por ishte i turpshëm gjesti që bëtë në foltore Z.Berisha

Berisha: I turpshëm ishte akti yt.Unë kërkoja fjalën për replikë dhe rregullorja e Parlamentit njeh replikën përpara, kurse ju prevalonit diskutimin. Dhe unë mendoj se është hera e dytë që ti përdor fyerje por të jesh e bindur se po të vazhdosh në këtë mënyrë do marrësh përgjigjet më të merituara. Kaq të them.

Së pari, të dashur qytetarë dhe qytetare, jam sot këtu për të falenderuar për herë të parë Edi Ramën, i cili i tmerruar, në panik deklaroi se nuk bashkëpunon me mua. E siguroj që ky është një nder i veçantë dhe do të vazhdoj betejën time gjersa të marr vendin që meriton.

Por jam sot këtu gjithashtu për të thënë se një proces mafioz, i shndërruar njëlloj si tenderat sekretë që zhvillohen në Kryeministri, kurrë nuk mund të përlyhet opozita të marrë pjesë, së treti, ky është kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që nxirret forcërisht nga policia nga avioni.

Dhe a e dini ju se çfarë tmerri panë pasagjerët aty? Pasagjerët panë tmerr sepse… të lutem z.Pandeli… nga avioni me policë nxirren vetëm të burgosurit që një qeveri ia dorëzon një vendi tjetër me një marrëveshje.

Kur e panë se s’kishte hekura në duar u tmerruan edhe më shumë. E morën për Abdual Khasam, për përfaqësues të ndonjë organizate terroriste. Absolutisht po. Shkoni pyesni po të doni… (I mbyllet mikrofoni)

Nikolla ndërhyn: Mbaroi koha, ju lutem mos flisni nga vendi. Koha mbaroi, uluni.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook