Lidhu me ne

Radar

“Do pi ujë çezme dhe do hedh video në TikTok”, Rama tallet me Tabakun në Kuvend

“Do pi ujë çezme dhe do hedh video në TikTok”, Rama

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ngriti si shqetësim në Kuvend problemin e furnizimit me ujë të pijshëm në vend, si dhe rritjen e çmimit për këtë shërbim.

Tabaku deklaroi se uji i çezmave vijon të mos jetë i pijshëm, ndërsa shtoi se qeveria duhet të kërkojë ndjesë, në rast se nuk i mban premtimet.

“Asnjë nga ne këtu në parlament nuk e hap çezmën dhe të pijë nga çezma. Qeveria kur e kupton një gabim edhe mund të kërkojë ndjesë. Pritet edhe një rritje e re e çmimit të ujit në Tiranë. Para pak javësh u miratua edhe raporti i ERRU-së që tha se do të kemi një rritje në çmimin e ujit.

Në atë moment u tha që nuk do ketë më rritje të tjera. Të vish këtu dhe të thuash që nuk është rritur çmimi i ujit dhe nuk është rritur çmimi i energjisë kur në vitin 2013 e rritën çmimin e energjisë për 500 mijë familje. Sot vijnë dhe thonë, do prezantojmë një fazë tjetër”, deklaroi Tabaku.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Tabakut, deklaroi se me të shkuar në shtëpi do pijë ujë dhe videon do e hedhë në TikTok.

Zonja foli për ujin e çezmës që askush nuk e pi. Sot me t’u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma. Jam i gatshëm nëse zonja Tabaku më pret në shtëpinë e saj të shkoj edhe në shtëpinë e saj të pi ujë nga çezma. Do ta bëj video dhe ta hedh në TikTok.

Jam i bindur që ti me siguri e ke ndonjë vajzë a ndonjë djalë të vogël që ta mëson tik tokun si përdoret. Megjithatë nuk ia vlen fare të hyjmë në këto lloj debatesh se kush jemi ne dhe kush jeni ju”, tha Rama.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix4 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix5 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix5 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar8 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar8 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook