Lidhu me ne

Mix

Cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e pankreasit

Pankreasi është një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë të tretjes. Ai jo vetëm që rregullon dhe neutralizon ushqimin acidik të marrë nga stomaku ynë, por edhe enzimat e sekretuara nga pankreasi ndihmojnë në tretjen e karbohidrateve, proteinave dhe lipideve. Një pankreas i shëndetshëm nënkupton një konsum të rregulluar të sheqerit dhe një sistem më të mirë të tretjes në trup.

Shafrani i Indisë: Shafrani i Indisë shpesh përmendet si një agjent natyral anti-inflamator që ndihmon në uljen e dhimbjes së shkaktuar nga ndjesia e djegies në pankreas. Jo vetëm kaq, por gjithashtu stimulon prodhimin e insulinës në pankreas që rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalon diabetin.

Hudhra: Ju mund të keni dëgjuar njerëz që këshillojnë të hani hudhër dhe mjaltë me stomakun bosh. Hudhra është një antibiotik natyral dhe kombinimi i saj me lloje të ndryshme ushqimesh e shumëfishon efektin e saj. Ky kombinim rrit imunitetin duke riparuar indet e organeve të ndryshme të brendshme duke përfshirë pankreasin.

Spinaqi: I pasur me vitaminë B dhe hekur, spinaqi plotëson nevojat bazë të pankreasit. Hekuri ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe vitamina B ushqen pankreasin. Kombinoni spinaqin me qepën për të bërë një sallatë ose bëni një spinaq të skuqur me hudhër për të mbajtur pankreasin më të shëndetshëm.

Brokoli dhe perime të tjera si lakra, lulelakra dhe lakra jeshile janë të njohura për vetitë e tyre që luftojnë qelizat e kancerit në pankreas duke e mbajtur organin në formë dhe pa sëmundje. Këto perime ofrojnë lëndë ushqyese lehtësisht të absorbueshme të ngarkuara me flavonoide, të cilat ndihmojnë në forcimin e mekanizmit detoksifikues të trupit tonë.

Rrushi i kuq përmban resveratrol, një substancë fenolike që konsiderohet gjithashtu si një antioksidant i fuqishëm duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit të pankreasit.

Rigoni është një erëz që ndihmon për çrregullimet e shkaktuara nga oksidimi si diabeti, pasi është i ngarkuar me antioksidantë fenolik duke u konsideruar me shumë vlerë dhe për pankreasin.

Këshilla:

Shmangni alkoolin, çdo lloj ushqimi të përpunuar dhe karbohidratet e rafinuara pasi karbohidratet funksionojnë kundër insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Pirja e shumë ujit është çelësi për të parandaluar çdo sëmundje të lidhur me pankreasin, siç është pankreatiti, pasi shkakton dehidratim në trup./ Bright Side

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook