Lidhu me ne

Mix

Kjo është arsyeja e vërtetë pse gratë tradhëtojnë, thonë psikologët

How Common Is Cheating? | Psych Central

Marrëdhëniet romantike afatgjata janë disa nga ato më domethënëset që mund të kultivojmë. Por nuk ka asnjë dyshim: kërkojnë shumë punë. Nga sigurimi që partneri juaj të ndihet i dashur dhe i kuptuar deri tek ndarja e detyrave të shtëpisë dhe përgjegjësive prindërore në një mënyrë që ju të dy e shihni të arsyeshme, komunikimi është thelbësor.

Nëse i neglizhoni këto gjëra – dhe, ndonjëherë, edhe nëse nuk i bëni – pabesia mund të vijë pa pritur. Dhe kjo, natyrisht, mund të sjellë katastrofën.  Lexoni për të zbuluar arsyen e vërtetë pse gratë tradhtojnë – dhe mësoni se si ta mbani lidhjen tuaj të shëndetshme dhe të fortë në këtë proces.

Gratë tradhëtojnë për shkak të mungesës së një lidhje emocionale

Sipas ekspertëve, përfshirë psikologë dhe terapistë, arsyeja numër një pse gratë tradhtojnë në marrëdhënie është se nevojat e tyre emocionale nuk plotësohen. “Lidhja emocionale është themeli i kënaqësisë në çdo marrëdhënie,” thotë Lea McMahon, LPC, këshilltare e licencuar dhe profesoreshë e psikologjisë. “Gratë dëshirojnë vëmendje, mbështetje, dashuri dhe kujdes. Kur këto nevoja nuk plotësohen, ato ndihen të frustruara dhe të bezdisura.”

Po pse kjo çështje prek më shumë femrat sesa meshkujt? McMahon thotë se kjo është për shkak se gratë priren t’i kushtojnë një vlerë më të lartë këtij aspekti të marrëdhënies së tyre. “Burrat shpesh heqin dorë nga çështjet si mungesa e lidhjes emocionale dhe mungesa e komunikimit ndërsa fokusohen më së shumti në nevojat fizike”, thotë ajo.

Megjithatë, ka shumë arsye pse ndodh tradhëtia

Nuk është çudi, arsyet pse njerëzit tradhtojnë janë të ndryshme dhe komplekse. Një studim i vitit 2017 i botuar në Journal of Sexual Research synonte të hidhte dritë mbi këtë çështje. Në të, 495 pjesëmarrësve që kishin tradhëtuar partnerët e tyre iu kërkua të tregonin pse.

Një analizë e përgjigjeve të tyre gjeti tetë arsye kryesore: zemërim (për shembull, duke thënë “Partneri im kishte qenë më parë i pabesë”), vetëvlerësim (“Doja të ndihesha më mirë me veten time”), përkushtim i ulët (“Nuk isha shumë” e përkushtuar ndaj partnerit tim”), faktorë të situatave të papritura (“Isha i dehur dhe nuk mendoja qartë”), neglizhencë (“partneri im ishte emocionalisht i largët”), dëshira seksuale për personin me të cilin tradhtuan, nevoja për marrëdhënie seksuale të shumëllojshme dhe mungesa e dashurisë në marrëdhënien e tyre kryesore.

Studimi zbuloi se gratë zakonisht kishin marrëdhënie më të gjata se sa burrat. Ato gjithashtu kishin më shumë gjasa të rrëfenin lidhjen me partnerët e tyre.

Komunikimi është thelbësor për të zgjidhur këto probleme

Nëse ka një problem me lidhjen emocionale – ose ndonjë gjë tjetër – në marrëdhënien tuaj që keni frikë se mund të çojë në pabesi, gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të flisni me partnerin. “Njerëzit nuk janë lexues të mendjes,” thotë Noelle Benach, LCPC, një terapiste seksi në Space Between Counseling Services. “Ndonjëherë partnerët tanë kanë nevojë për kujtesë dhe udhëzime në mënyrë që të kujdesen për ne.Komunikimi i nevojave tuaja drejtpërdrejt në një mënyrë të sigurt është një mënyrë për të ndikuar në mundësinë e përmbushjes së tyre.” Lini një kohë të dedikuar për të biseduar me partnerin për çështjen në fjalë dhe shikoni nëse të dy mund të gjeni një zgjidhje efektive.

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix14 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet21 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore21 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook