Lidhu me ne

Mix

Vëmendje, nëse i keni kapërcyer me sukses këto përvoja, jeni çift perfekt

Një marrëdhënie në çift shpesh përveç bukurisë së të qenit në krahë të njëri tjetrit ka dhe vështirësitë e herëpashershme me të cilën mund të përballet secili nga ju.

Në mënyra të ndryshme janë disa hapa që duhet të kaloni për të parë nesë jeni bërë apo jo për njëri tjetrin.

Më poshtë do të lexoni disa nga sfidat që duhet të kalojë një çift;

Keni qenë me pushime dhe çdo gjë ka shkuar keq; nga vonesa e avionit deri tek çmimi stratosferik i makinës që keni marrë me qira. Por tani qeshni kur e kujtoni!

Keni bërë një udhëtim të gjatë me makinë pa u grindur ose pa u mëriztur. Përkundrazi, jeni zbavitur: Nuk është diçka që u ndodh të gjithëve.

Keni takuar prindërit e tij dhe në fillim nuk i pëlqenit fare. Kurse tani gjithçka është vaj(sidomos sepse keni gjetur një mënyrë për t’i parë shumë rrallë).

Keni pasur probleme me një mikun e partnerit sepse është një person që nuk pajtohet absolutisht me parimet tuaja. Megjithatë ai të ka zgjedhur ty: do të thotë shumë për zgjedhjet e një burri.

Keni kaluar një pasdite së bashku në një dyqan me mobilie dhe aksesorë shtëpie dhe ai nuk ka ulëritur dhe s’ju ka tërhequr krahun drejt deres.. Madje nëse dhe ai ka shprehur një mendim të vetin për të blerë ndonjë divan për shtëpinë atëherë, ëoë, është super!

Keni qenë së bashku në një festë ku ai i njihte të gjithë dhe ju askënd. Por ai ia doli t’ju bëjë të ndiheni rehat në krah të tij, duke treguar para të gjithëve se ndihet krenar me ju.

Keni qenë në një dasmë së bashku dhe nuk u është dukur e çuditshme. Kështu që ai nuk ka frikë nga lidhjet e qëndrueshme e as ti.

Arrini të gjeni një marrëveshje se si ta arredoni e dekoroni shtëpinë (sigurisht pasojë e pikës 5). Një gjë së cilës shumë pak çifte i mbijetojnë.

Keni gjetur një kompromis të kënaqshëm edhe pas zënies më të fortë të shekullit. Do të thotë që keni dëshirë të ndërtoni së bashku diçka të rëndësishme.

Nuk vuani shumë nëse një prej të dyve ka herë pas here nevojë të rrijë vetëm. Lidhja juaj është solide sepse në mënyrë reciproke i lini hapësirë individualiteve tuaja pa frikën se humbisni. Ju e dini se në çdo rast, jeni gjithmonë së bashku, edhe kur jeni larg. Kjo është dashuri e vërtetë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix8 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix10 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix11 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix11 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar14 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar14 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook