Aktualitet
Franca goditet sërish – 80 të vdekur në Nisë(video)
Terrorizmi godet sërish Francën. Kësaj radhe në Nisë në Ditën e Bastijës. Një person i armatosur vrau 80 persona me një kamion të cilin e drejtoi drejt një turme njerëzish të mbledhur me rastin e festës kombëtare franceze. Pamjet filmike tregojnë njerëzit që ikin me vrap, ndërkohë që bilanci është i rëndë: mes 80 të vdekurve ka edhe fëmijë. 18 janë të plagosur. Presidenti francez, Francois Hollande e cilësoi sulmin terrorist dhe ka urdhëruar thirrjen e forcave rezerviste në mbështetje të trupave ushtarake të dislokuara në Nisë. Shoferi i kamionit hapi zjarr përpara sesa policia ta vriste. Ky është atentati më i rëndë që pas sulmeve të Parisit ku mbetën të vdekur 130 njerëz.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.