Lidhu me ne

Mix

Si mund të kuptohet nëse keni gurë në veshka? Ja çfarë duhet të keni parasysh…


Shpesh na ndodh që të vuajmë nga një problem në organet e brendshme por që se kuptojmë dhe ia vëmë fajin bazuar tek simptomat, një organi tjetër apo thjesht një ftohjeje, duke bërë kështu dyfish gabim.

Agroweb ka paraqitur një udhëzues bazuar tek simptomat e shfaqura, se kur mund të kemi gurë në veshka. Së pari gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

Si mund të dalloni praninë e gurëve Në Veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

Urinë me njolla gjaku,

Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

Në këto raste rekomandohet këshillimi me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A mund të përdoren medikamente kundër tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes. Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale. Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A është e nevojshme Kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun. Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale. Ka procedura siç është litotripsia që zgjat vetëm një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare. Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit. Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve?

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar4 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix4 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix4 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix4 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix4 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix5 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar5 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix5 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix5 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook