Mix
“Përdor antidepresantë”, Bebe Rexha rrëfen problemet me shëndetin mendor!
Bebe Rexha që nga fillimi i këtij viti nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Ajo ka zgjedhur që këto muaj të mos publikojë fotografi, video apo statuse të ndryshme për fansat e saj, teksa në pauzë ka qëndruar edhe sa i përket projekteve të reja muzikore.
Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja gjeti pak kohë që t’iu përgjigjet disa prej pyetjeve të bëra nga fansat e saj në Twitter.
Një prej tyre e ka pyetur këngëtaren shqiptare se “çfarë e mban atë të motivuar kur ndjehet keq”, dhe me humor Rexha i është përgjigjur, “Antidepresantët”.
Kujtojmë që artistja me origjinë shqiptare ka qenë gjithmonë shumë e hapur për betejën e saj me shëndetin mendor dhe ka pranuar haptazi se ilaçet e ndihmuan atë që të tejkalonte periudhat e vështira në jetën e saj.