Lidhu me ne

Mix

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë

nga AgroWeb

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund ta mbajë mend çfarë flet në gjumë.Foto:Flickr

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund ta mbajë mend çfarë flet në gjumë.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se të folurit në gjumë janë fjali të shkurtra dhe pa sens që zgjasin një ose dy sekonda, sepse ndodhin gjatë një momeneti kur truri nuk është i ndërgjegjshëm.

Çfarë është Të Folurit Në Gjumë

Bëhet fjalë për mërmëritje ose edhe për dialogje edhe pse gati pa kuptim.

Ky fenomen vihet re kryesisht te fëmijët dhe te meshkujt, por gjithsesi nuk konsiderohet një problem shëndetësor.

Të folurit në gjumë ndodh edhe në fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve) edhe në fazën jo -REM.

Kur e folura ndodh në fazën REM, fazë kur njeriu sheh ëndrra, goja dhe kordat vokale që janë jo aktive gjatë gjumit, ndizen papritur dhe fjalët që thuhen në ëndërr, i thoni me zë.

Çfarë e Shkakton Të folurin në Gjumë?

Tek të rriturit, e folura në gjumë shkaktohet kryesisht nga stresi, depresioni, problemet me pagjumësinë apo alkoli.

Te fëmijët mund të jetë tregues edhe i temperaturës.

Në shumë raste, mund të jetë edhe e trashëguar dhe mund të këtë lidhje me probleme të tjera të gjumit si apnea e gjumit, somnambulizmi, probleme me tretjen etj.

Kur duhet të kryeni vizitë mjekësore?

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse e folura në gjumë është shumë e shpeshtë që ju prish gjumin, duhet patjetër të kunsultoheni me një mjek.

Në disa raste, e folura në gjumë mund të ndodhë për shkak të një problem psikologjik. Mjeku duhet t’ju bëjë një kontroll të përgjithshëm.

Si Trajtohet E folura në Gjumë?

Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për trajtim të mirëfilltë. Por gjithsesi, nëse çështja bëhet shqetësuese duhet të konsultoheni me një mjek.

Si Ta Parandaloni?

AgroWeb.org këshillon të keni parasysh të evitoni gjithçka që keni bërë në netët kur keni folur në gjumë. Pra për shembull nëse keni ngrënë vonë, keni pirë alkol e të tjerë.

Mos flini vonë dhe ruani një rutinë të mirë oraresh gjumi.

Mundohuni të mos stresoheni dhe të mos hani ushqime të rënda para se të flini.

Kujdes me pilulat për gjumë pasi mund të shkaktojnë probleme, në varësi të organizmit. Mos pini kafe në orët e vona./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix2 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix4 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix5 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix5 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar8 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar8 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook