Mix
Çfarë e bën kaq të veçantë një unazë me gurë jeshil?
Nuk është më habi mënyra se si të famshmit ndikojnë në trendet e reja, ku në këtë rast përfshihen edhe unazat e fejesës.
Kohët e fundit, Jeniffer Lopez njoftoi fejesën e saj me Ben Affleck, duke shfaqur një unazë të bukur me diamant jeshil 8,5 karat, të vendosur në argjend. Siç e kemi parë me ratset e mëparshme të të famshmëve, ka të ngjarë që unaza e saj të ndikojë në tendencat dhe të shkaktojë një rritje të shitjeve të diamanteve jeshile dhe gurëve të çmuar.
Diamantët natyral jeshilë janë shumë të rrallë
Diamantet me nuanca të pastra blu, të kuqe ose jeshile përbëjnë më pak se 0.07% të të gjithë diamantëve që janë ekzaminuar nga laboratorët GIA në mbarë botën. Sot, shumica janë zbuluar në miniera të Amerikës së Jugut ose Afrikës.
Diamanti Aurora Green është ndoshta diamanti jeshil më i famshëm, që u shit në Christie’s në 2016 për 3.3 milionë dollarë për karat… dhe që arriti në 16.8 milionë dollarë.
Jeshilja simbolizon shpresën, harmoninë dhe fatin
Jeshilja ka një rëndësi të veçantë, duke e bërë atë gurin e përsosur për t’u zgjedhur si një nuse e ardhshme. Tradicionalisht, ngjyra jeshile simbolizon qetësinë, shpresën, harmoninë dhe fatin, ndjenja që mund të jehojnë në një unazë fejese.
Sidomos pasi sapo kemi hyrë në pranverë dhe jeshilja është një nga ngjyrat që përqafohet më shumë. Një ngjyrë që ndikon në emocionet tona dhe na frymëzon.
Unazat më të bukura me gurë jeshil
Nëse ndiheni të frymëzuar nga zgjedhja e Lopez-it, atëherë këtu gjeni disa nga unazat më të bukura të fejesës me gurë jeshil: