Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet në PD/ Luan Baçi: Platforma e Alibeajt përçarëse, dashakeqëse dhe e paramenduar

Partia Demokratike zhvilloi këtë të dielë, zgjedhjet për kryetar në 18 degë të saj, në gjithë vendin.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrja e demokratëve në votime, për të zgjedhur drejtuesit e degëve ishte e lartë.

Në shumë qendra votimi, u krijuan radhë të gjata, nga demokratët të cilët, ushtruan të drejtën e tyre, për të zgjedhur me parimin, një anëtar – një vote.

Në 18 degë të vendit, procesi ka kaluar i qetë dhe pa incidente.

Të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këto zgjedhje, ishin Luan Baçi, deputet i deleguar për qarkun e Fierit/ Anëtar i Komisionit të Rithemelimit dhe Indrit Hoxha Sekretar i FRPD.

Luan Baçi: Mua më vjen keq që platforma e Alibeajt që është dhe deputet dhe ka qenë drejtues, më vjen keq që nga goja e tij të dalë një platformë e tillë përçarëse dhe shumë dashakeqëse dhe e paramenduar. E paramenduar që me ikjen e Bashës nga zyra, me atë që asnjeherë s’ kam pasur dëshirë të quaj dorëheqje sepse nuk ka qenë e tillë dhe që atëherë ka qenë e organizuar mënyra se si të pengonin dhe të përçanin anëtarët e Partisë Demokratike. Dje në Patos ka pasur zgjedhje me kandidatë dinjitozë që konkuruan bashkarisht dhe në fund i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Ky është bashkimi i demokratëve, vota dhe vetëm vota, duke u bashkuar të gjithë rreth votës, bashkohen të gjithë demokratët dhe PD ngrihet në lartësinë e duhur të të bërit opozitë sepse duhet të themi se jemi shumë borxh me qytetarët shqiptarë për opozitën që kanë pasur dhe kanë përballë. Një opozitë shumë apatike.

Falë kësaj lëvizjeje të fuqishme të Profesor Doktor Sali Berishës, Partia Demokratike po ngrihet në lartësinë e duhur që t’u japë shpresë shqiptarëve për ta ‘qëruar’ këtë qeveri një minutë e më parë.

Indrit Hoxha: Votimi ka nisur, ka dhe interesim nga demokratët, asgjë që i shmanget votes nuk mund të cilësohet bashkim. Në këtë proces nuk bie dakort vetëm një pakicë e cila e quan këtë votim të njëanshëm dhe pse janë ftuar të gjithë për të qenë pjesë e procesit, ftesa ka qenë e hapur për të gjithë demokratët.

Riorganizimi i PD tashmë është në një faze 4 mujore.

Në njësinë nr.8 kemi dy emra të njohur, kandidaturat janë propozuar nga baza, dhe këto ishin dy kandidaturat që janë propozuar, dhe nuk kishte asnjë të eleminuar.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar15 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix16 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook