Lidhu me ne

Mix

Sa ekografi duhen bere gjate shtatzanise?

Sa ekografi duhen bere gjate shtatzanise?

Në ditët e sotme shtatzania duket se është kthyer në një “sëmundje” e cila kërkon kontroll të vazhdueshëm mjekësor edhe nëse mbarëvajtja është tepër normale. Shpesh gruaja e gjen veten duke bërë pafund ekografi, kur në të vërtetë numri i tyre është i kufizuar. Sigurisht që këto ekografi kërkojnë një shpenzim të madh që në më të shumtën e rasteve nuk është i nevojshëm.

Sa është numri i këshillueshëm dhe përse gruaja kërkon të bëjë më shumë ekografi?

Mjekët këshillojnë që gjatë gjithë shtatzanisë gruaja të kryejë 3 ekografi, nga një për çdo trimestër, ndër të cilat më e rëndësishmja është ekografia morfologjike e cila kryhet gjatë trimestrit të dytë dhe jo më parë. Arsyet që e çojnë një grua shtatzanë të shkojë më shpesh se kaq tek mjeku për të bërë ekografi (zakonisht 1 herë në muaj) është shqetësimi që ajo mund të ndiejë në lidhje me shëndetin e fëmijës, dëshira për të parë fëmijën, për të pasur sa më shumë fotografi të tij, nga ankthi për të pasur gjithçka nën kontroll. Nëse shtatzania është normale, pra nuk paraqet asnjë rrezik për fëmijën dhe gruan, gruaja nuk ndien asnjë shqetësim etj, nuk është e nevojshme të bëhen më shumë se 3 ekografi.

Fiksimi i nënave

Është vërtetuar se shumë nëna përdorin ekografitë (2D, 3D dhe 4D) për të krijuar video të fëmijës brenda uterusit, por diçka e tillë nuk këshillohet absolutisht nga FDA (administrata e ushqyerjes, medikamenteve dhe shëndetit), kjo pasi ultratingujt mund të nxehin indet duke shkaktuar dëmtime tek fetusi. Sipas tyre gruaja duhet të bëjë më shumë eko në rast se shtatzania e saj nuk ka një ecuri të mirë ose në rast se mban brenda barkut të saj më shumë se një fëmijë.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix12 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix14 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix14 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix15 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar18 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar18 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix2 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook