Kryesore
Deputetë dhe viza me ngjyrë
Ngjyrat duken tashmë se janë kthyer në argumentin kryesor politik të verës dhe madje zbatohen në debatin mbi reformën në drejtësi, por ndoshta me një lexim të kujdesshëm mund të lexohet diçka më specifike.
“Vija e kuqe! Rama vendosi sot ‘vijën e kuqe’, por nuk u kuptua qartë, nësë e vendosi si politikan apo si piktor! Nëse është vizë e kuqe politike, do e kalojë Meta! Nëse është vizë e kuqe, si piktor, do e kalojë Opozita! Nëse është “vizë e bardhë”, si rilindas, do e thithin vetë!”—shkruan në një postim në Facebook deputeti i PDK-së Nard Ndoka.
‘Nganjëherë, kur dëgjoja nga ju që flet me superlativa për Tërmet Peçin, për ktë të Kavajës, për të gjithë të fortët që ngre në piedestal, i thoja vetes t’ia fus edhe unë një vizë që të më vlerësojë kryetari im?! Mirë që nga ajo e bardha nuk gjeta, po nuk gjeta as hashash! Fati i keq imi….!—shprehet në një letër publike deputeti i PS-së Vladimir Kosta (gabimet ortografike të origjinalit janë korrigjuar për ta bërë të kuptueshëm mesazhin).
“Viza e bardhë, për ta thithur si Rilindas” dhe “e bardha që nuk gjendet” më shumë se vargje plot ngjyra poetësh bejtexhinj, duket se janë referime direkte për një stil jete të përhapur—jo vetëm mes qeveritarëve—i cili bie ndesh me ligjet në fuqi, pra, ligjet që reforma në drejtësi duhet, më në fund, t’i zbatojë mbi të gjithë, përfshi deputetë dhe ministra.
Do të ndryshojnë stilin e jetës apo dikush ka vënë bast mbi mosfunksionimin e reformës?
Sa për të qendruar tek ngjyrat: me këtë reformë po gabon ose “partia e bardhë” (apo lejla) ose SHBA-të dhe BE-ja./exit
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu