Mix
Vajza feston ditëlindjen, Luan Rama i dedikon rreshtat e ëmbël: Për ty Tea ime, gjithë botën e bëj këngë
Për politikanin dhe gazetarin Luan Rama, kjo ditë eshtë tepër e veçantë pasi “ e vogla” e tij ka ditëlindjen e saj të 25-të.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka uruar vajzën e tij, Tean, përmes disa rreshtave mjaft të ëmbël.
“Në 25-vjetorin e lindjes:
TEA IME
Prej fjalës në fjalë endem e rend,
të gjej e të them fjalë që ende s’i kam thënë,
Prej ëndërrës në ëndërr ëndërroj e mëtoj,
të zbuloj e arrij brigje e vise ku kurrë nuk kam qenë,
Për ty Tea ime
Gjithë botën ta bëj këngë.
Në pentagramin e yjeve
Njëzet e pesë vitet e tua,
Uverturë e një simfonie të dielltë shkruar me notat e zemrës, të ashtit e shpirtit,
Tea ime,
Refren i pafund dashurie
në zemër të prillit!”, shkruan Luan Rama