Lidhu me ne

Mix

Të preferuarit e Netflix, 10 filma që duhen parë patjetër

Shfaqjet dhe filmat e Netflix janë si qershijat, njëra të shtyn për një tjetër… Mes shkollës, punës dhe detyrave të ditës , është e vështirë t’i ofrosh vetes luksin e të ulurit në kolltuk për të parë të gjitha shfaqjet interesante, por me ardhjen e verës, vijnë gjithashtu momentet e relaksit dhe pushimit.

Është e vështirë të zgjedhësh mes një seriali, filmi apo dokumentari, ndaj më poshtë gjeni një listë me atë çfarë nuk duhet humbur këtë verë në Netflix.

1

Dumplin’
Një film i realizuar në Netflix, Dumplin’ është një film fantastik me pjesëmarrjen e Jennifer Aniston në rolin e Rosie Dickinson, një ish- mbretëreshë bukurie që ndjek rrugën e vajzës së saj Willowdean (luajtur nga Danielle MacDonald) në botën e konkurseve të bukurisë. Me muzikën e Dolly Parton, filmi ju fton për pranimin e trupit, vetë- dashurisë dhe guximin për t’u sfiduar.

2

Murder Mystery
Jennifer Aniston gjithashtu protagoniste në filmin komedi të realizuar nga Netflix së bashku me Adam Sandler. Gjatë një udhëtimi në Europë, një polic dhe bashkëshortja e tij parukiere, gjejnë veten të kapur në një krim që zhvillohet ne jahtin e një milioneri. Filmi shfaqet në Netflix në datën 14 qershor.

3

The Perfect Date
Çfarë do të ndodhte nëse do ishte nje aplikacion për të prenotuar një të dashur fake? Kjo është ajo çfarë do të zbuloni në komedinë e realizuar nga Netflix me Noah Centino. Një film plot të qeshura dhe romanca i cili tregon sesi gjithçka mund të jetë fake, përveç një gjëjë, njdjenjave.

4

Rough Night
Një komedi plot keqkuptime me Scarlett Johansson dhe Zoë Kravitz në të cilën gjithçka mund të ndodhë. Një mbledhje shoqesh në një festë beqarie kthehet në një seri aksidentesh dhe keqkuptimesh duke përfshirë edhe një grup kriminelësh. Filmi flet për fuqinë e shoqërisë dhe solidaritetin mes vajzave.

5

The Notebook
Gjenerata të tëra kanë ëndërruar për këtë histori dashurie të shkruar nga Nicholas Sparks. Rachel McAdams dhe Ryan Gosling janë protagonistët e një romance të pakohë në të cilën, vështirësitë, pengesat dhe diferencat sociale testojnë ndjenjat e dy të rinjve mes të qeshurave dhe lotëve.

6

What If
10 episode që tregojnë vështirësitë financiare të një çifti të sapomartuarish të cilët marrin propozimin e një gruaje të pasur, e cila premton se do t’i ndihmojë vetëm nëse i riu pranon të plotësojë kërkesat e saj misterioze. Me intriga dhe lojëra pushteti, What if do t’ju mbajë pezull.

7

The Good Place
Rikthimi i Kristen Bell aka Veronica Mars, e cila në këtë serial e gjen veten duke jetuar në parajsë pas një aksidenti fatal. Problemi? Ajo shkoi gabimisht në parajsë sepse karakteri dhe egoizmi i saj e kishin destinuar në ferr. Si do t’i përballojë ajo fytyrat e qeshura dhe miqësine e njerëzve në një kohë që nuk do të donte të shihte askënd? Si do ta zgjidhë problemin që e solli gabimisht në qiell?

8

Revenge
Një serial që vendos në qendër një protagoniste grua. Një vajzë e re humb babain për shkak të intrigave të biznesmenëve elitarë e të fuqishëm dhe ajo i vendos vetes qëllimin e hakmarrjes duke studiuar dhe trajnuar. Një serial për t’u parë non stop, seri pas serie.

9

7 Days Out
Një dokumentar origjinal i cili tregon çfarë ndodh 7 ditë përpara eventeve të mëdha: lançimit të raketës në hapësirë, trajnimin përpara derbit Kentucky ose përgatitjet përpara një shfaqjeje të modës së lartë. Në 6 episode, “must see” është episodi nr. 5 i cili na tregon çfarë ndodh përpara shfaqjes së Chanel. Në këtë serial mund të shihni Karl Lagerfeld teksa punon, qëndistaret që bëjnë gati veshjet dhe dizanjerët në tension. Është puna ajo që të çon drejt ëndrrës!

10

Homecoming: A Film by Beyonce
Një ndër realizimet më të shumëpritur të Netflix. Një film dokumentar i cili tregon gjtihçka rreth performancës së Queen Bey 

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix1 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix1 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore2 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar2 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix19 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix19 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix21 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix22 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix22 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Facebook