Lidhu me ne

Mix

Cilat janë me ushqimet që ju plakin më shpejt ?

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot. Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes. Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit. Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit. Sipas studimeve konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia e mishit: Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme. Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe. Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime. Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta pasive: Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind. Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

Ëmbëlsirat dhe të gazuarat: Sipas të dhënave, pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës. Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji jeshil: Çaji jeshil është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Drithërat e bardha: Të gjithë drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasur me fibër dhe ushqyes dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit. Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat e të tjerë prishin ekuilibrat e baktereve në stomak. Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë e natyrale.

Gjumi: Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit. Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë pak peshk: Peshqit janë ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë. Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin. Gabimi i mos të ngrënit peshk rregullisht 2 herë në javë, u kushton disa vite jetë.

Stresi, alkoli dhe kafja: Sipas të dhënave stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë. Kafja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit por edhe në kohëzgjatjen e tij. Pirja e tepërt e alkolit dhe e pijeve të tjerë të gazuar dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrnat dhe të skuqurat: Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidratojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave. Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit. Të skuqurat nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizëm. Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi në diell: Ekspozimi i lartë dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj. Këshillohet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu.

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook