Lidhu me ne

Aktualitet

Noka- Alibeajt: Koha e përjashtimeve dhe injorimit të shumicës në PD ka përfunduar

Flamur Noka: Shmangëm gjakderdhjen më 30 qershor, meritë e opozitës – Dosja  AL

Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, deputeti Flamur Noka, ka reaguar pas prezantimit nga Enkelejd Alibeaj të platofrmës për bashkimin e demokratëve.

Noka thekson në deklaratën e tij se koha e përjashtimeve dhe e injorimit të vullnetit të shumicës në PD ka përfunduar.

“Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!”, shprehet ai. 

Grupi parlamentar është një organ shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë dhe të garantojë të drejtat statutore të cdo organi, por mbi të gjitha është vullneti i anëtarësisë së Partisë që vendos qëndrimin politik të saj. Me këtë rast, theksoj, se askush nuk do mundet më të organizojë procese ku 1958 karrike të lexohen si 5004 delegatë.  Askush nuk do mundet më, të zëvendësojë votën e lirë me blinda apo gaz lotsjellës.
Askush nuk mundet më të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar të PD. Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të dhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. 
PD ka qenë dhe mbetet e hapur për të diskutuar në frymë konstruktive me çdo deputet dhe demokrat për problematikat sepcifike që mund të kenë konstatuar në zonat e tyre.Për këtë arësye, jemi të gatshëm që me grupe auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore, nëse është zhvilluar conform statutit të PD miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetor 2021 dhe udhëzimeve përkatëse. 

Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfimuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë! Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo kërkojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha- Alibeaj kanë nga përballja me vullnetin e demokratëve.Bashkimi vjen përmes votës së lirë. Deri më sot ajo ka qenë e vonuara e madhe. Nuk kemi më kohë për të humbur! Kush dëshiron të lidhë fatin e tij me veglat e Edi Ramës është i lirë ta bëjë, por koha e pengmarrjes së opozitës ka marrë fund!

Të gjithë ne deputetë apo anëtarë të thjeshtë jemi të detyruar të pranojmë vendimet e kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit që detyroi proces zgjedhor dhe Kuvendin e rradhës. Kuvendi është Forumi më i lartë vendimmarrës në Partinë Demokratike. Askush nuk ka tagër të diskutojë e aq më pak të anullojë vendimet e tij, pasi kështu do të vijonte praktika e shëmtuar ku mendimi I anëtarësisë nuk përfillej. Të gjithë të bashkohemi në Kuvendin Kombëtar të 30 Prillit. Le të flasim hapur dhe ndershëm, le të paraqesim cdo platformë dhe të votojmë cdo propozim të hedhur. Në fund të respektojmë votën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar”.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar16 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix17 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook