Temporal
Immanuel KANT drejtuar DESPOTIT moralist …
<<Edhe kur një popull e çon në dëshpërim,
edhe aty do të nxjerrësh fitim.
Për krimet e tua, popullin duhet ta fajësosh,
sepse përçarja nuk mjafton ta sundosh>>.
(Paqja e përhershme – Kant)
Teknika më e sofistikuar e manipulimit të masave: <<Vetëfajësimi i induktuar>>. Aty ku bien pre shumica e intelektualëve apo vetë skllevërve, kur popullin akuzojnë edhe kur vidhet, mashtrohet e plaçkitet!
Deri sa faji t’i adresohet popullit, kasta do ndihet e sigurtë se asgjë nuk ndodh. Psikologjikisht një person në faj i fshihet botës e jo ta ndryshojë.