Lidhu me ne

Kioske

Absurdi i pakicës në PD: ta mundim Berishën pa garë

Absurdi i pakicës në PD: ta mundim Berishën pa garë

Alfred Lela

Lulzim Basha e mbajti për muaj të gjatë pozicionin e dikujt që nuk i lexon konstruksionet politike dhe ndërton realitete paralele, për të rehatuar si veten ashtu edhe ata pak ndjekës që i kanë mbetur. Në këtë kuptim, ai nuk lexoi as Kuvendin e 11 dhjetorit, as fushatën rritëse të Foltores dhe as profilin dhe energjinë e kundërshtarit të tij në parti, Sali Berisha. U desh një ndërhyrje extra partes, zgjedhjet e 6 marsit, që iluzioni i Bashës të zhbëhej dhe pretendimet e Berishës të rivlerësoheshin.

Edhe pse pati përpjekje zëmekura për ta cilësuar 6 marsin si kurth, edhe pse pati shtërzime të fillimit për të mbajtur gjallë shkëndijën e legalitetit në një situatë që e bënte ilegjitim, z. Basha, më në fund dhe me të drejtë, u dorëzua. Por, siç thuhet në raste të tilla, e la litarin brenda.

Litari këto ditë ka marrë formën e Enkelejd Alibeajt, Gaz Bardhit, Orjola Pampurit e të ndonjë paktjetri,  që janë kapur sa në besnikërinë ndaj Bashës, sa në hutimin e begenisjes nga Rruga e Elbasanit, sa në delirin që u jep mundësia e një dite kur ata e shohin veten si kundërshtarë të Sali Berishës.

Tashmë, një pakicë e kapur pas litarit të Bashës i ka hyrë një beteje të re, e cila me gjasë do të përfundojë jo mirë për ta, politikisht. Ata nuk e lexuan 6 marsin siç duhet, me sa duket, dhe kjo provohet nga fakti se vendimin e gjykatës më 24 mars, që njihte statutin e Komisionit të Rithmelimit, nuk e kapën si rast të artë exit-i me nder. Gjykata u dha një rast për të folur në emër të bashkimit dhe për të punuar në emër të tij dhe të Partisë Demokratike. Rezistenca e tyre, në një ishull ku ata duken guliverë të hedhur nga letërsia e të pambështetur nga politika, është një e drejtë e tyre, por jo edhe maksimalizimi i opsioneve politike.

Naivisht, në vend që të linin Bashën të merrte si turpin e dështimit edhe lavdinë e tërheqjes, ata rrinë në ato pozicione të njollosura me dështim, dhe e kërkojnë lavdinë aty ku ajo kalon vetëm njëherë. Basha i ka futur sërish në kurth, qoftë e fundit, duke marrë me vete mundësinë, sado të zbehtë të një rikthimi, por duke u lënë atyre të luftojnë deri në fund në një betejë, që nuk mund ta fitojnë, por as të përfitojnë prej saj.  

Basha i ka hedhur në absurdin prej të cilit doli vetë. Pasi kërkoi ta mundte me retorikë dhe ‘amerikanë’ Berishën, pësoi humbje ndaj tij në garë. Tani janë vijuesit e veprës së tij në grotesk që, pasi kanë humbur një garë kërkojnë ta mundin pa garë. Edhe kjo është e pamundur. Madje bëhet më shumë e tillë edhe nëse janë duke pritur në kohë dhe ëndërruar në ankth që Berisha të paditet apo thirret në SPAK etj.

Edhe në këtë rast të fundmë ku fle shpresa e tyre, ata prapë do ta gjejnë veten të mundur nga Berisha.

Për faktin e thjeshtë se një proces ndaj tij do ta heroizonte liderin në sytë e ndjekësve, të cilët sipas 6 marsit janë 70 përqind e demokratëve dhe 30 përqind e shqiptarëve, dhe do ta viktimizonte në sytë e neutralëve.

Ky është problemi i tyre, dhe jo se ata janë pakicë. Si pakicë ata mund të formulojnë ide dhe qëndrime të cilat do t’i bënin relevantë për garën e radhës. Përkundër ideve ata kërkojnë ta mposhtin pa dhe jashtë gare dikë që i fton në të pasi i ka mundur njëherë.

Kjo nuk është as negociatë, por pengmarrje. (Berisha bën mirë që ndjek një strategji amerikane me ta, atë të mos negocimit me pengmarrës-pasi i duroi në fillim si të barabartë). Litarin që ka lënë Basha ata e kanë lidhur te bishti i padisë së Alibeajt, dhe shpresojnë se era e shansit do t’u ngrejë në formën e balonës së aksionit politik.

Çfarë mjerimi! Si bij të 12 përqindëshit të 6 marsit, ata duhet ta kuptojnë se lëvizjet e tyre mund të jenë flatulenca, por jo gazmendra për aksion politik.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook