Lidhu me ne

Radar

Çfarë importon Gjermania nga Rusia?

Pothuajse i gjithë debati rreth lidhjeve ekonomike të Gjermanisë me Rusinë, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, është fokusuar tek gazi dhe nafta. Me të drejtë, sepse Gjermania blen më shumë naftë dhe gaz nga Rusia se çdo vend tjetër evropian, që paraqet një burim shumë serioz të fitimeve për Rusinë. Por shumë kompani gjermane importojnë edhe mallra të tjera dhe lëndë të para nga Rusia, veçanërisht lëndë të para si nikeli, paladiumi, bakri dhe kromi.

Nikeli përdoret në prodhimin e çelikut, por është edhe një komponent i rëndësishëm për bateritë litium-jon të cilat nevojiten për makinat elektrike. Paladiumi është gjithashtu jetik për prodhuesit e makinave, pasi është një komponent i rëndësishëm në prodhimin e konvertuesve katalitikë, të cilët pastrojnë tymin e automjeteve me benzinë dhe automjeteve hibride.

Në vitin 2020, Rusia ishte ofruesi më i madh gjerman i nikelit të papërpunuar, duke përbërë 39% të furnizimit të vendit, sipas të dhënave të Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik MIT.

Nga Rusia vijnë në Gjermani edhe rreth 25% të paladiumit dhe midis 15% dhe 20% të metaleve të rënda, kromi dhe kadmiumi, të cilat përdoren në një sërë fushash të industrisë. Nga Rusia vijnë edhe 11% e importeve të bakrit të rafinuar, siç ishte në vitin 2020, si dhe 10.9% të platinit  dhe 8.5% të mineralit të hekurit.

Rëndësia e nikelit

Një studim i fundit i Institutit Ekonomik Gjerman (IW), identifikoi disa lëndë të para të importuara nga Rusia, të cilat do të ishin të vështira për t’u zëvendësuar për Gjermaninë.

Nikeli është veçanërisht i rëndësishëm. Partneri i dytë më i madh i importit të Gjermanisë për nikelin e papërpunuar në vitin 2020 ishte Holanda me 29%. Por Rusia është lider në treg. Kërkesa për nikel të pastër është rritur në veçanti pas shtimit të prodhimit të automjeteve elektrike.

Çmimet e nikelit të klasit të parë janë dyfishuar gjatë dy viteve të fundit. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë ka shtuar frikën se Moska mund të vendoste një ndalim të eksportit. Në fillim të marsit çmimet arritën nivele rekord. Çmimet e nikelit janë rritur 400% vetëm në vitin 2022.

Eksporti dhe importi

Pasiguria mbi lëndët e para ruse do të vazhdojë të tronditë tregun. Disa analistë parashkojnë se vetëm kriza e nikelit do t’i shtojë të paktën 1000 dollarë (919 euro) kostot e një makine të re elektrike për konsumatorët. Por nuk preken vetëm prodhuesit e makinave. Dhe për këtë shkak, në vitin 2018, gjigandi gjerman i kimikateve BASF, bashkoi forcat me Norilsk Nickel të Rusisë, prodhuesin më të madh në botë të nikelit të rafinuar.

Megjithëse Moska nuk vendosi materiale të tilla si nikeli në listën e ndalimit të eksportit që lëshoi në mars, ekziston mundësia që sanksionet nga Moska ose nga Brukseli t’i japin fund rrjedhës së lëndëve të para të tilla në Evropë.

Të premten, BE njoftoi ndalimin e importit për disa produkte ruse duke përfshirë qymyr, avjar, dru, gomë, çimento dhe vodka. Megjithatë, nikeli dhe mallrat e tjera të eksportuara me shumicë në vende të tilla si Gjermania u lanë jashtë listës.

Por edhe nëse shitja e nikelit rus në Evropë nuk është ligjërisht e ndaluar, presioni mbi kompanitë gjermane për të ndërprerë lidhjet e biznesit me Rusinë vazhdon të rritet praktikisht në çdo sektor. Shumë ekspertë dhe drejtues biznesi kanë argumentuar se zhvillimi ekonomik i Gjermanisë në dekadat e fundit është ndërtuar kryesisht mbi bazën e furnizimin me energji të lirë nga Rusia. Ndërsa debatet serioze për ndalimin e plotë importit të energjisë ruse tregojnë se tani çdo gjë është në tavolinë dhe se çdogjë po trajtohet si mundësi kundërpërgjigjeje ndaj agresionit rus.

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix13 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet20 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore20 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook