Mix
U kritikua për puthjen e fotos së Vuçiç, reagon motra e Emina Cunmulajt
Motra e Emina Çunmulajt ka reaguar pasi postoi një foto ku shfaqej duke puthur foton e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Kush është presidenti i ri i Serbisë? E ardhmja është e ndritur”, shkroi motra e modeles së njohur shqiptare, duke etiketuar edhe Vuçiç.
Pepi, e cila jeton prej kohësh në Beograd ka reaguar pas kritikave duke dhënë shpjegimin e saj. Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo i ka kërkuar falje shqiptarëve por veprimin e saj duke thënë se është keqkuptuar.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, më lejoni që të sqaroj postimin tim të fundit, i cili është keqinterpretuar dhe publikuar nëpër media të cilat tash sulmojnë pa të drejtë motrën time Emine Çunmulaj, e cila ka bërë aq shumë dhe vazhdon të kontribuojë me shpirt për shqiptarët.
Unë kam bërë postimin me ironi ndonëse jetoj në një vend ku sarkazma ka konotacion tjetër. Unë kam menduar se sarkazma ime do të kuptohet drejtë pa e menduar se mund të keqinterpretohet.
Unë vij nga një familje patriotike dhe në asnjë moment nuk kam menduar të idealizoj një kriminel siç është Vuçiçi. Postimi është bërë me ironi. Kërkoj nga mediat të mos e shfrytëzojnë postimin tim për të sulmuar motrën time, e cila ka dëshmuar misionin e saj fisnik për shqiptarët.
Kërkoj ndjesë të gjithë miqve, familjarëve dhe shqiptarëve të cilët janë ndjerë të fyer nga postim im, por ua them edhe një herë që në asnjë moment nuk e kam menduar se do të keqkuptohet sarkazma që kam bërë me atë postim.
Pepi Çunmulaj.