Mix
Mungesa e përqëndrimit – Normalitet apo një sëmundje e re mendore?
nga AgroWeb
Po flasim pikërisht për përhumbjet në mendime që shpesh duken si një krejt proces natyral dhe i padëmshëm.Foto:Flickr
Me siguri nuk ju ndodh rrallë herë që të humbsini krejt pa pritur në mendime teksa jeni duke kryer një punë.
Madje kjo mund të ndodhë edhe kur nuk jeni duke bërë asgjë apo aktivitete të thjeshta si ecjet në natyrë.
Po flasim pikërisht për përhumbjet në mendime që shpesh duken si një krejt proces natyral dhe i padëmshëm.
Por sëfundëmi ekspertët psikiatër ngrenë shqetësimin se kjo po kthehet në një problem, madje në një sëmundje të vërtetë të njohur si “çregullimi i përqëndrimit”.
Si qëndron e vërteta?
Duke qenë se janë të ngjashme edhe me sindroma apo sëmundje të tjera, komuniteti mjekësor ka ende ndarje përsa i përket diagnostikimit të kësaj gjendje në një smëundje më vete mendore.
Simptomat e kësaj gjendje shpesh shfaqen me lodhje, konfuzion të vazhdueshëm, ngadalësim i proceseve të përditshme dhe vështirësi të tjera psikofizike.
Sipas ekspertëve ky shqetësim ka kohë që është shfaqur dhe shpesh është quajtur me emërtime të ndryshme
Disa prej tyre e shohin si një efekt anësor të sidromës ADHD, sëmundja e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit
Ku personat vuajnë nga hipëraktiviteti dhe interaktiviteti i vazhdueshëm me të tjerët ose mjedisin përreth.
Shpërqëndrimi i vazhdueshëm nga ana tjetër mund të jetë një shprehje e po kësaj sëmundje që shfaqet në këtë formë duke u mbyllur në mendime.
Në një studim të bërë nga Universiteti Mjekësor i Virxhinias, psikologu Russel Barkley thotë të kundërtën.
Në fakt ky veprim i trurit sipas Barkley është një shqetësim i ri që prek turin ndaj duhet diagnostikuar dhe trajtuar si i tillë.
Gjithësesi për momentin mbetet ende jashtë emërtimit si një sëmundje mendore e veçantë
Debati mbi sëmundjen
Psikiatri amerikan Allen Frances profesor në Universitetin Duke, e kritikon krijimin e një manuali dhe një emërtimi për simptoma të cilat deri tani janë konsideruar normale.
Sipas tij simptomat që gjenden tek kjo sindromë e re e supozuar shfaqen edhe tek personat që vuajnë nga depresioni.
Nga ana tjetër ka studime të cilat tregojnë se simptomat e shpërqëndrimit dhe humbjes së vëmendjes shfaqen thuajse në të gjithë fëmijët kur nëna ka abuzuar me alkolin gjatë shtatëzanisë.
Momentalisht mjekët po zhvillojnë teste dhe po kapin imazhe të trurit të këtyre perosnave në mënyrë që të krijojnë një hartë të zhvillimit të tij.
Gjithësesi evidentimi i “mungesës së përqëndrimit” si një smëundje të vërtetë mendore mbetet ende i hapur nga akademikët.
Një nga problemet më të mëdha që ekpertët ngrenë në rivlersimin dhe zgjerimin e sëmundjeve mendore është prishja e sjelljeve që njerëzit bëjnë në normalitet./AgroWeb.org