Kritike
Tri sugjerime për super klikime lajmesh për sot
Nga Suela Ruseti
Tri sugjerime për super klikime lajmesh për sot:
1. Presidenti i ri? Ja supergruaja që zgjedh Ilir Meta
-Lajmi brenda:
Ilir Meta në postimin e fundit: Gëzuar ditëlindjen SuperMona
2. Incidenti në Berlin, Rama gati të pushojë nga puna gjysmën e stafit
-Lajmi brenda: Gjermani i kërkon autograf, Rama bën shaka me stafin, pse nuk më njoftuat, jeni të pushuar… (me atë rast me porosi nga lart edhe një herë video e autografit)
3. As Bora, as Beatirix – Ja femra në krahët e Donaldit
-Lajmi brenda: Donaldi me mamin përqafe, foto duke pirë kafe në Lungomare (ky do çajë rrjetin, ju betohem!)