Lidhu me ne

Mix

Si i ndihmon logopedia fëmijët me autizëm?

Pothuajse kushdo që diagnostikohet me një çrregullim të spektrit të autizmit do të rekomandohet për terapi të foluri ose terapi logopedike. Në disa raste, kjo ka kuptim të përsosur sepse shumë fëmijë autikë kanë të folur të kufizuar ose të kompromentuar, dhe kanë nevojë për ndihmë në formimin e fjalëve dhe fjalive. Por edhe njerëzit shumë verbalë me autizëm me funksionim të lartë ka të ngjarë të kenë nevojë për logopedi. Kjo sepse, ndërsa ata mund të formojnë fjalë dhe fjali, ka të ngjarë të keqpërdorin dhe keqkuptojnë gjuhën në baza të rregullta.

Çfarë është Logopedia?

Logopedia përfshin trajtimin e çrregullimeve të të folurit dhe komunikimit, që do të thotë se është një fushë shumë e gjerë. Terapia e të folurit mund të ndihmojë fëmijët me belbëzime ose veshtirësi të shqiptojnë fjalët në mënyrë korrekte, por gjithashtu mund të ndihmojë fëmijët me çrregullime të zhvillimit të kuptojnë dhe përdorin gjuhën e folur në një kontekst shoqëror.

Një patolog i çertifikuar në gjuhën e të folurit (ndonjëherë i quajtur terapist) është një ekspert komunikimi që duhet të ketë një diplomë. Ai person mund të punojë në një mjedis privat, një klinikë, një shkollë ose një institucion dhe mund të punojë si pjesë e një ekip arsimor. Ata përdorin një gamë të gjerë mjetesh dhe ndërhyrjesh, duke filluar nga lodrat dhe terapia e ngjashme me lojën deri te testet zyrtare dhe programet mësimore të të folurit.

Çfarë bën një Logopedist për personat me Autizëm?

Logopedët mund të luajnë një rol të madh në ndihmën e një fëmije autik të mësojë të komunikojë dhe të angazhohet me njerëz të tjerë. Në varësi të mjedisit (shkollë, shtëpi, klinikë), terapisti i fëmijës mund të punojë individualisht ose në grupe. Dhe në varësi të nivelit funksional të fëmijës, terapisti mund të përqendrohet në një ose të gjitha këto aftësi:

Komunikim joverbal. Kjo mund të përfshijë mësimin e komunikimit gjestual ose trajnimin me PECS (sistemi i komunikimit të shkëmbimit të fotografive), pajisje elektronike të të folurit dhe mjete të tjera jo-verbale të komunikimit.

Gjuha e trupit. Si mund ta dalloni nëse një person tjetër është duke bërë shaka apo është serioz? Kur është në rregull të bashkoheni në një bisedë dhe kur është biseda private? Logopedët mund t’i mësojnë fëmijët se si të njohin sinjale të holla fizike.

Bërja e pyetjeve dhe përgjigjet. Fëmijët me autizëm nuk mund të zhvillojnë aftësinë për të bërë dhe përgjigjur pyetjeve pa ndihmën e një terapisti. Terapisti mund ta mësojë fëmijën  se si të njohë një pyetje dhe të jap përgjigjet e duhura. Ata gjithashtu mund ta ndihmojnë fëmijën të formulojë, të pyesë dhe të kuptojë përgjigjet e pyetjeve të tij.

Pragmatikë e të folurit. Është dicka e mirë të dish të thuash, “mirëmëngjes”. Por është po aq e rëndësishme të dish kur, si dhe kujt duhet t’i thuash.

Prozodi. Termi “prozodi” lidhet me tingullin melodik të një zëri ndërsa ngrihet e ulet në bisedë. Shumë njerëz me autizëm kanë prozodi të sheshtë, gjë që bën që njerëzit e tjerë të besojnë se ata nuk kanë emocione. Logopedët mund të ndihmojnë fëmijët me autizëm të ndërtojnë aftësitë e tyre vokale.

Gramatikë. Disa fëmijë me autizëm e kanë të vështirë të përdorin gramatikë të saktë edhe kur është modeluar në shtëpi ose në shkollë. Ata mund t’i referohen vetes në vetën e tretë (“Tomi do lëng”) ose të përdorin kohë të pasakta, etj. Logopedistët shpesh punojnë me fëmijë autikë për t’i ndihmuar në korrigjimin e gabimeve gramatikore.

Shkathtësi bisede. Të dish të bësh deklarata nuk është e njëjta gjë si të bësh biseda. Logopedistët mund të punojnë në shkëmbimin pyetje-përgjigje ose merr-jep,  ndonjëherë i njohur si “vëmendje e përbashkët”.

Shkathtësitë e konceptit. Aftësia e një personi për të shprehur koncepte abstrakte nuk pasqyron gjithmonë aftësinë e tij për t’i kuptuar ato. Njerëzit autikë shpesh e kanë të vështirë konceptin  “pak”, “drejtësi” dhe “liri”. Logopedistët mund të punojnë në ndërtimin e aftësive konceptuale.

Aftësitë sociale. Së bashku me terapistët e lojërave, terapistët e punës dhe njerëzit në fusha specifike të ekspertizës si terapia rekreative, terapia e dramave dhe terapia e artit, logopedët shpesh ndihmojnë personat me autizëm për të ndërtuar aftësitë e komunikimit shoqëror. Aftësi të tilla përfshijnë aftësinë për të bërë dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, për të qëndruar në një distancë të përshtatshme nga një partner bisedues, për të vlerësuar “gjendjen shpirtërore” të një ambjenti (ose një personi), dhe më shumë.

Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa terapia e të folurit është një “domosdoshmëri” për fëmijët autikë, ajo gjithashtu mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për të rriturit në spektrin e autizmit. Ndërsa fëmijët shpesh përqendrohen në bazat e komunikimit, të rriturit mund të përqendrohen në forma më delikate të komunikimit për lloje të ndryshme të ndërveprimeve shoqërore.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook