Mix
Çfarë ndodh kur një mashkull bie kokë e këmbë në dashuri?
Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri.
Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë.
Tingëllon si një nga pyetjet e çuditshme, por a ekziston ndonjë moment specifik apo ngjarje e caktuar që e bën një djalë të vendosë e të deklarojë “Po, jam i dashuruar”. Përgjigja nuk është absolutisht e mirëpërcaktuar, por në tërësinë e saj ka vend edhe për përgjithësim. Kjo ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri.
Sipas psikologut Paul Dobransky “kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”, transmeton Telegrafi.
Eksitojnë shumë detaje dhe arsye në fakt, që i bëjnë meshkujt vërtetë të dashurojnë. Midis tyre do të vlerësohej dëshira që ata kanë për të mbrojtur, për t’u respektuar, vlerësuar, e mbi të gjitha për t’u lënë të lirë. Kjo e fundit është një ndër faktorët që femrat shpeshherë e kanë të vështirë të përballen. Por që është më se përcaktuese, për mos të thënë, strumbullari që do bënte ose jo një mashkull të bjerë në dashuri.
Dëshira për të mbrojtur
Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, është i vështirë për t’u ndryshuar. Një nga dëshirat më të lexueshme tek meshkujt është dëshira që kanë për të mbrojtur dhe nxjerrë në pah forcën mashkullore. Ajo që duhet të bëni është t’i lini të lirë të shprehin këtë pjesë kaq dominante e cila shpeshherë shndërrohet edhe në timonin e një raporti.
Sipas psikologut David Givens ajo që ju sugjerohet femrave është të jenë sa më të brishta dhe moskundërshtuese, sepse kjo do të bëjë të mundur që ata të ndihen sa më pranë duke treguar edhe instinktin mbrojtës. Pra me pak fjalë jepi mundësinë të marrë përgjegjësi dhe të ndihet sa më protektiv.
Kërkoji ndihmë. Edhe pse në dukje mund të duket natyrë dembele një nga këshillat që do sugjerohej do ishte edhe të kërkuarit e një detyre. Kështu mund t’i kërkoni t’ju rregullojë ose fiksojë diçka që s’mund ta bëni vetë. Nëse kompjuteri juaj nuk funksionon mirë atëherë kërkojini ndihmë. Sepse në raste të tilla realizimi i punëve ose detyrave të vogla i jep mundësinë për të zbuluar anën e tij të suksesshme. Një mashkull ka gjithmonë nevojë të tregojë se sa i suksesshëm ndihet, qoftë edhe në gjëra apo detaje të vogla.
Kërkoji mendim. Ata ndihen gjithmonë të vlerësuar nëse kërkohet mendimi i tyre. Madje do ishte e gabuar dhe jo taktike që në një raport mendimi i partnerit do neglizhohej.
Liria, çelësi i shumë gjërave. Ajo që bën dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve në një raport është se këta të fundit duan të jenë të lirë. Aq shumë saqë edhe kur kanë prekur ndjenjat më të forta ata kërkojnë siguri të brendshme që identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. “Për ta qartësuar më tepër, shprehet psikologu David Given, mos prisni që partneri juaj të ndryshojë. Ajo që kërkon ai është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja.
Respektoji privatësinë. Në kuadrin e lirisë mashkullore një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet vlerësuar është pikërisht respektimi i privatësisë. Kjo ndoshta është një nga gjërat e vështira që vajzat duhet të bëjnë. Sepse kurioziteti femëror shpeshherë është i pa limit. Por kujdes. Ndaj do të ishte e pavend kontrolli i telefonatave të humbura, apo mesazheve të dërguara në telefonin e tij. Kjo do cenonte vërtet privatësinë e tij. Në fund të fundit të gjithë duan pak privatësi.
Risajohu. Një ndryshim modeli flokësh, një veshje më ekstravagante, do të vinte në pah një pjesë të fshehur dhe interesante të personalitetit tuaj. Nëse ai të pëlqen kështu, atëherë ka ardhur momenti të risajoheni.
Vlerësoje. “Nëse dini të vlerësoni dëshirat, vlerat dhe talentin e tij qoftë vetëm ose në sy të të tjerëve, kjo do ta bëjë të ndihet më se të sigurt”. Thotë psikologu David Givens.
Bëje të lumtur. Qesh edhe pse njëri nga ju humb ekuilibrin gjatë seksit. Bëj budallallëqe edhe kur ai është i irrituar. Nëse mund t’i jepni dritë edhe momenteve më të errëta kjo do të thotë që lidhja juaj jo vetëm funksionon por është në rrugë të mbarë. Kjo do t’ju bëjë të pazëvendësueshme.
Ji lidere. Meshkujt janë më se të aftë në anën teknike të gjërave. Kjo do të përfshinte për shembull sporte apo lojëra të ndryshme. Por në takime shoqërore ata shpeshherë lënë për të dëshiruar. Bëhu liderja, dhe joshe me aftësinë që ke për të diskutuar dhe negociuar mes miqsh. Ai do të ndihet krenar dhe në të njëjtën kohë do të jetë mirënjohës.
Luani. Ajo që vërtet do të sugjerohej në një raport është zhvillimi i sa më shumë aktiviteteve dhe lojërave. Qofshin këto sporte ose lojëra tip fjalëkryqi e gjëegjëzash. Përmes tyre do të shprehnit jo vetëm karakterin dhe pjesët dominante të personalitetit, por mbi të gjitha pasionin. Sepse ajo që i duhet më shumë një lidhjeje, e mbi të gjitha çfarë do të donte një mashkull është forca e pasionit.