Lidhu me ne

Kioske

Pse po armatoset kaq intensivisht Serbia?

Nga Arbër Zaimi

Pse po armatoset kaq intensivisht Serbia?

Gjashtë aeroplanë të mëdhenj Y-20A nga ushtria kineze çonin armë dje në Beograd. Gjashtë të tjerë po shkojnë edhe sot. Bëhet fjalë për sisteme raketore tokë-ajër FK-3/HQ-22 që Kina po i dërgon në Serbi. Serbia është vendi i parë në kontinentin evropian që importon sisteme armatimi kineze.

Në javët e fundit në Kinë te revistat e doktrinës ushtarake shumë strategë e studiues kanë ngritur shqetësimin se teksa armatimi kinez është modern, ai është i pa-testuar në luftë reale, siç po testohen vazhdimisht armatimet amerikane, turke etj. A do t’ua japë Serbia shansin e testimit armëve kineze? Ndërsa sot ministri serb i punëve të jashtme, Nikolla Selakoviq foli në telefon me ministrin kinez Uang Ji, ku e garantoi për “miqësi të çeliktë” mes Serbisë dhe Kinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje deklaroi se edhe dronët “Bajraktar” ua ka premtuar Turqia.

Ndërkohë me një votë në OKB, ku edhe ashtu shumica ishte e ditur paraprakisht se si do të votonte, pra me një votë të panevojshme, Serbia “bleu” fotografinë e ambasadorit të saj me presidentin amerikan, Bidenin. Ndërsa lavdërimet e kryeministrit të Shqipërisë, Ramës, Serbia në Twitter i mori falas, si bonus i padëshiruar në supermarket.

Pse po armatoset kaq intensivisht Serbia? Do të na shpjegojë dot ndonjë gjë folk-realisti dhe turbo-postmodernisti Ed Rama në Twitter a në fb?

Shqipëria është në KS të OKB dhe do të mund ta neutralizonte politikën e Serbisë atje, po të donte. Është për të ardhur keq që Serbia një votë të panevojshme në Asamble e shet kaq shtrenjtë, ndërsa Shqipëria votën dhe prezencën e saj aq të rëndësishme në Këshill të Sigurimit e shet fare lirë, në mos po e jep falas.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook