Lidhu me ne

Temporal

Po negociohet, apo shantazhohet?

image_2016_07_10_0808_1468133931

Për reformën në drejtësi – amendimet kushtetuese – është vënë tashmë një datë kufi. 21 korriku u deklaruar nga ambasadori amerikan në Tiranë si dita e seancës ku do të provohet vota e parlamentarëve shqiptarë. Siç është bërë e njohur, selia diplomatike amerikane në Tiranë, e pas saj edhe kryeministri me Partinë Socialiste, po e përqendrojnë energjinë te arritja e kuorumit, te numri 94 për të cilin po negociohet përditë.

Politika ka shumë se çfarë të ofrojë kundrejt një vote pro dhe PD-ja e di mirë se çfarë do të thotë rrjedhje votash. Mjafton të kujtohet një rast “modest”: projektligji për “Duty free shop” në kohën kur kryeministër ishte Fatos Nano e kur aleatët e PD-së, kthyen shpinën nga frynte era për ta lënë PD-në të vetme. Një tjetër rast është ajo që u quajt si “seanca e bamirësisë për Bamirin”, kur gjashtë deputetë të cilësuar si nanoistë, votuan pro Bamir Topit për president në kundërshtim me vendimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Në të dyja rastet u përfol qarkullimi i shumave të mëdha të parave. Pra një blerje e pastër e votës.

Duke patur parasysh këtë përvojë, është e ligjshme të pyetet: me çfarë po negociohet tani? Çfarë po ofron kryeministri ndaj deputetëve të ndryshëm të PD-së që mendohet se mund të votojnë pro draftit të tij dhe të Donald Lu? Është folur disa herë se kryeministri u ka bërë thirrje ndërgjegjes së tyre, por është pak e besueshme se “dita e informacionit politik” do të kthejë mendjen e deputetëve. Ky dhjetëvjeçar politik e mësoi klasën e të dy krahëve se çfarë nocioni ka Edi Rama për Marrëveshjen. Ndaj është e udhës të mendohet se dy janë garancitë që mund të besohen se japin sukses në negociatat e tij: paraja në kartëmonedhë dhe shantazhi.

Po Donal Lu çfarë u sugjeron deputetëve? Çfarë ofron përveç punës bindëse për dobinë e reformës të cilën fatmirësisht për ne, e fatkeqësisht për deputetët që e dëgjojnë, mund ta kryejë shqip? Ky është mister më vete. Që diçka ofrohet kjo nuk ka dyshim, pasi edhe lajmet që vijnë nga politika amerikane na sugjerojnë se kompromisi dhe negociata në terma konkretë është e njohur mirë në shtëpinë e demokracisë. E megjithatë e mira e do që kjo t’u sqarohet shqiptarëve. Pasi kështu kompromentohet një proces kaq i rëndësishëm me praktika kulisash ku janë ngatërruar të gjithë.

Anasjelltas mund të pyetet: po PD-ja dhe Berisha me çfarë i mban nën kontroll të vetët? Është e qartë se një pjesë e deputetëve që ndjejnë se nuk janë të preferuarit e kryetarit aktual, ka gjasë të mos jenë më në listat e kandidimit. Por një votë kundër në këtë rast është fundi i karrierës në PD.

Më e mundshme është lidhja e interesit që buron nga qeverisja 8 vjeçare e së djathtës, lidhje e cila është një hipotekë relative.

I gjithë ky proces negociimi dhe prapaskenash nuk mund të mos na çojë në mendje të famshmen tezë të dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Ka 25 vite që përflitet e përgojohet se në Parlament ka rregullisht deputetë që janë me dosje. Edhe përpjekja e fundit për të hapur dosjet u hodh pas krahëve me ndryshime ligjore që u ngjajnë akrobacive. Ndaj orientimi i votës për këtë çështje është një shans për të parë live sesi operacioni i shantazhit mund të rezultojnë frytdhënës edhe njëherë.

Nevoja për pastrimin nga kjo kategori është po aq e madhe sa dekriminalizimi që ambasadori amerikan e ka harruar. Deputetë me të shkuar kriminale mund të votojnë çdo gjë, mjafton që imuniteti i tyre të jetë i garantuar. E njëjta vlen edhe për ata me dosje, mbijetesa e të cilëve varet vetëm nga qenia në lojë dhe i dobishëm. Mbetet për t’u parë se nga do të anojw peshorja kësaj radhe, por është me të vërtetë fatkeqësi që një proces kaq domethënës të luhet në një fushë ku vlejnë negociata gjithfarëllojëshe. Kjo përcakton edhe fizionominë e arkitekturës së nesërme nëse reforma kalon.
Ndaj është e udhës që të mos ketë iluzione, cilado qofshin fjalët dhe takimet që po shiten si shansi i fundit për rilindjen e kombit shqiptar. Wshtw e sigurtw fare se drejt Shqipwrisw vetwm eksport demokracie nuk po ka.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë nuk duhet të bëni kurrë me stomakun bosh

Nisja e ditës shëndetshëm sigurisht nis nga stomaku në mëngjes. Mënyra e të ushqyerit dhe kujdesi që duhet të tregojmë...

Mix1 ditë më herët

Diabeti – Zgjidhja gjendet tek ushqimi

Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht – Zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Historia e harruar e vrasjes së pabesë të Ismail Bej Vlorës

NGA EVARIST BEQIRI* NGA EVARIST BEQIRI* Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare,...

Mix2 ditë më herët

E ve, me dy fëmijë, Bridget Jones rikthehet në shkurt dhe ky është traileri

Bridget Jones do të rikthehet si një vejushë me dy fëmijë të vegjël, që veç problemeve të saj, do t`i...

Mix2 ditë më herët

Eksperimenti i pazakontë, milingonat mposhtin grupin e njerëzve në lëvizjen e objektit përmes labirintit (Video)

Një ekip që studion sjelljen në grup të milingonave ka zbuluar se në rrethanat e duhura, milingonat mund t’i tejkalojnë...

Temporal2 ditë më herët

Shqipëria e viteve (1924 – 1928)/ PAMJET e shkrepura nga fotografi gjerman gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare

Shkruar nga Albana Cenaj – Liberale.al Nga Albana Cenaj Ah, çfarë nostalgjie e mrekullueshme! Shqipëria e dikurshme e viteve (1924...

Mix2 ditë më herët

Pse u largua realisht, Justin Trudeau?

“Ky vend meriton kandidatë të vërtetë për zgjedhjet e ardhshme dhe unë e kam kuptuar se nuk mund të jem...

Radar2 ditë më herët

Noka nxjerr dokumentet: Kompania e Agron Shehajt ka ndërtuar vilën e Ajola Xoxës në Petrelë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzon deputetin Agron Shehaj se përmes kompanisë së tij ka ndërtuar vilën e...

Kioske2 ditë më herët

Të gjithë kundër Elon Musk

Europa është ngritur kundër Elon Musk, miliarderi më i pasur në botë dhe drejtuesi i platformës sociale X (ish-Twitter), i...

Facebook