Lidhu me ne

Mix

Zbuloni problemet me të cilat përballen çiftet në ditët e sotme

Një shok i jetës është dhe periudha dhe zgjedhja më e vështirë që secili nga ne bën në jetë.

Në kohët e sotme një marrëdhënie në çift është shumë e rrezikuar dhe e kufizuar në shumë aspekte. Stresi i jetës dhe i punës ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe në marrëdhënien e secilit.

Të jetosh në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale nuk është aq e thjeshtë. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 çështje për të cilat luftojnë çiftet:

Kalojnë shumë kohë së bashku

Nuk do të thotë se keni një marrëdhënie ideale thjesht dhe vetëm, sepse kaloni shumë kohë me partnerin. Ju duhet t’i lini hapësira njëri-tjetrit, për të realizuar punët, hobit, pra për të shijuar edhe kohën larg njëri-tjetrit.

Ankthi për humbjen e partnerit të duhur

Shumica prej jush me siguri ndjejnë frikë se mos humbasin personin që kanë në krah. Madje ata vuajnë edhe nga ankthi, thjesht duke e menduar këtë gjë. Në ditët që po jetojmë, është bërë aq i lehtë zëvendësimi dhe për rrjedhojë, ankthi dhe frika janë prezente në marrëdhëniet moderne.

Frika nga marrja e vendimeve

Gjithmonë ekziston tundimi për t’u larguar nga një bisedë e vështirë. Në vend që të gjeni zgjidhjen për problemin, preferoni ta mbyllni bisedën. Mirëpo, kjo gjë do t’ju çojë në probleme serioze. Duhet të merren vendime kur është thelbësore për marrëdhëniet.

Ndërhyrja e të afërmve

Nëse keni probleme me vendimarrjen në çift, shpesh drejtoheni tek të afërmit tuaj për një këshillë. Mirëpo, kjo metodë nuk është shumë e mirë, sepse ata fitojnë autoritet në lidhjen tuaj. Është e rëndësishme që të mbani mend se prindërit dhe miqtë nuk e njohin partnerin tuaj më mirë se ju. Prandaj, kurseni këshillat e tyre.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime12 orë më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix14 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix14 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix14 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore14 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar15 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix1 ditë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix1 ditë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix1 ditë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook