Lidhu me ne

Mix

10 restorantet më të mira në Durrës

Nga Stela Likmeta

Qyteti bregdetar i bukur i Durrësit i ka të gjitha… detin, klimën e ngrohtë, banorë mikpritës dhe sigurisht bare e restorante luksoze, ku mund të shijoni peshk e prodhime të freskëta deti, gatuar me mjeshtëri nga shefat e kuzhinave që ofrojnë varietete specialitetesh në menutë e tyre. Jo më kot, Durrësi kthehet në destinacionin kryesor edhe të kryeqytetasve në fundjavë, për të shijuar një drekë apo darkë për të gjithë ata që duan të hanë mirë. E shoqëruar kjo nga një pamje e mrekullueshme nga kaltërsia e thellë e detit që shtrihet poshtë këmbëve tuaja, Durrësi kthehet në vendin ideal për të ngrënë e për të kaluar shkëlqyeshëm.

Për të gjithë të dashuruarit pas ushqimit, “DurrësLajm” ju sjell në këtë artikull dhjetë restorantet që i kemi përzgjedhur si më të mirat e qytetit të Durrësit. Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të frekuentimit, cilësisë, mikpritjes e shumëllojshmërisë së kuzhinës (renditja është e rastësishme).

2 Kitarrat

“2 Kitarrat” sintetizon me mjeshtëri traditën e kulinarisë mesdhetare italiane. Me produkte tipikisht mesdhetare dhe të freskëta marrë nga deti Adritatik, shoqëruar me verën elegante dhe muzikë të përzgjedhur, është restoranti i vetëm në Durrës ku çdo fundjavë, mund të shijoni dhe muzikë live krahas gatimeve speciale. Pjatat të përgatitura me dashuri dhe shije. Stafi mikpritës dhe i kujdesshëm ndaj çdo detaji dhe tërësisht në dispozicion të klientit me përkujdesje që e bëjnë qëndrimin edhe më të pëlqyeshëm.  

Adresa: Lagja 1, shëtitorja “Taulantia”

Piazza

U bënë thuajse dy dekada që restorant “Piazza” shërben në një nga zonat më të bukura të Durrësit, përballë Torrës, duke vënë në shërbim të klientëve pjatat më të mira të një kuzhine, stafi dhe shefi të specializuar. Aty do të gjeni një përvojë kuzhine të veçantë në shije, aroma dhe ngjyra. Duke kombinuar përbërësit me të freskët me salcat dhe erëza të guximshme, çdo krijim ju lë me ndjenjën se keni gjetur restorantin tuaj. Restorant “Piazza” ju jep mundësinë të shijoni prodhimet më të freskëta të detit në një ambient elegant e modern, i konstruktuar së fundmi verën e 2017-e.

Adresa: Lagja 1, shëtitorja “Taulantia”

Charli Max Marina

“Charlie Max Marina” ka një zgjedhje të madhe të ushqimit të detit, verërave premium, shërbim dhe atë që e bën akoma më impresionuese… vendndodhja rrëzë kodrës së Kallmit, me një pamje mahnitëse e relaksuese. Larg nga zhurmat dhe smogu i qytetit, ky vend rekomandohet gjatë çdo kohe të vitit. Gatimet me bazë peshku e prodhime deti, shoqëruar nga një verë e mirë dhe me një pamje dehëse, gëzojnë çdokënd sa herë që e viziton këtë vend. Pronari është një person shumë miqësor e karizmatik që ju bën të ndiheni me të vërtetë si në shtëpi … Një vend që nuk duhet humbur!

Adresa: Rruga Currila, pranë portit të gjermanit

“Arvi”

Me stil të veçantë klasik, “Arvi” ju ofron një mjedis të rehatshëm dhe elegant për të kaluar momente të këndshme. Me një kapacitet prej 150 vendesh, ky restorant ofron specialitete italiane si dhe pjata tradicionale. Shefi i kuzhinës me përvojë të gjatë, ofron gatime peshku të freskët dhe gjithashtu pjata mishi të gatuara plot finesë e shije. Fundjavat janë me të vërtetë zbavitëse.

Adresa: Lagja 1, rruga “Tualantia”

“Artur”

“Artur”, me një ambient modern, me një kuzhinë tradicionale shqiptare dhe italiane, në një pikat më të bukura e të nxehta të Vollgës, është kthyer në një nga vendndalimet më të preferuara të durrsakëve. Sigurisht, emri i njohur i shef Arturit afron pranë restorantit të tij të gjithë të dashuruarit pas gatimeve speciale të prodhimeve të peshkut. Pamja në dy këndet e tij, është mahnitëse, si gjatë ditës, ashtu edhe në mbrëmje kur kthehet në magjike.

Adresa: Rruga “Taulantia”, lagjia 1

Aragosta

Restorant “Aragosta”, i themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë të gjatë në fushën e gastronomisë, në gatime me bazë peshku, mishi, dhe së fundmi edhe piceri. Ka disa lloje ambientesh shërbimi, ku në qendër është salla kryesore e restorantit, salla e picerisë, salla e barit, verandat buzë detit si dhe Beach Bar në rërë. Barkat e saj të peshkimit, sigurojnë peshkun e freskët çdo ditë. Gatimet e detit përmbajnë gjithnjë prodhimet e detit Adriatik, ku sigurisht aragostat nuk mund të mungojnë: janë gjithmonë të pranishme.

Adresa: Rruga “Taulantia”, pranë Brrylit

Sema

Ky restorant ofron klas të lartë edhe një eksperiencë të një ambienti elegant, me gatime të prodhimeve të detit e jo vetëm, të rafinuara e plot shije. Me dekorime të thjeshta e plot stil, “Sema”, i hapur në muajin korrik të këtij viti, është kthyer në një nga restorantet më luksoze dhe të mira të Durrësit. Një pjesë e mirë e famës së tij shtrihet në krijimet e dy mastershefave të kuzhinës, të dalë nga një konkurs i mirëfilltë gatimi.

Adresa: Sheshi “Liria”, pranë bashkisë

Gogo

I vendosur në shëtitoren e bukur të “Vollgës”, nuk ka se si të mos ndalosh një herë për të shijuar gatimet e peshkut, që janë specialiteti i shtëpisë së shef Gogos. Përpos pamjes së mrekullueshme që shtrihet përballë tij, kush dëshiron që të hajë krudot më të shijshme në Durrës, duhet ta dijë që në këtë restorant do të fillojnë t’i pëlqejnë edhe ata që nuk janë aq të apasionuar pas prodhimeve të detit.

Adresa: Rruga “Taulantia”, lagjia 1

Kodra e Kuajve

Nëse dëshironi që në Durrës të hani ushqim me bazë mishin, duhet ta dini që makina juaj duhet të marrë drejtimin e kodrës së Shkallnurit. Venndodhja e “Kodrës së Kuajve” mes gjelbërimit, pamjes spektakolare nga deti, organizimi, kujdesi si dhe shërbimi i personalizuar që ofrohet, janë vetëm korniza e një dite të paharrueshme. Restoranti ofron ushqime tradicionale shqiptare, produkte këto të prodhuara nga ferma të lokalizuara pranë kompleksit. Brenda strukturës ndodhet një stallë kuajsh të rracave të ndryshme. Vizitorët dhe klientët mund të shijojnë një xhiro me kuaj në një hapësirë të rrethuar nga ambientet e restorantit. Fëmijët e vegjël shoqërohen gjatë gjithë xhiros nga një instruktor, ekspert në fushën e hipizmit.

Adresa: Shkallnur, pranë Shkëmbit të Kavajës

“Monun”

“Monun” është restoranti me kuzhinë dhe shef italian, që ofron ushqim të të gjitha llojeve, kryesisht prodhime deti dhe krijimtari bashkëkohore. Me një kopsht të bukur me gjelbërim, të ndërthurur me magjinë e Adriatikut, “Monuni” është ndër restorantet ideale ku mund të kalosh një drekë familjare e me miq të mirë ditët e ngrohta plot diell, që e mbushin tavolinën me aq dashuri e ushqime speciale.

Adresa: Rruga e Currilave

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook