Radar
Kryeministri pakistanez, Imran Khan humbet pushtetin pas mocionit të mosbesimit
Kryeministri i Pakistanit, Imran Kahn, është larguar nga detyra pas humbjes së një mocioni mosbesimi në Parlament.
Sipas kreut të Parlamentit, Sardar Ayaz Sadiq, 174 deputetë votuar pro mocionit duke çuar kështu në rrëzimin e qeverisë së Khan, i cili provoi të qëndronte në pushtet edhe me përpjekjen e kalimit në zgjedhje. Një kërkesë e cila u hodh poshtë nga Gjykata Supreme.
Në media përflitet se kandidati më i mundshëm për të pasuar, Khan, është kreu i Ligës Myslimane Pakistaneze, Shehbaz Sharif. Pak ditë më parë, Khan akuzoi segmente në Perëndim se po komplotojnë rrëzimin e tij.