Radar
9 vjet në pushtet, Rama krahasohet akoma me Nard Ndokën
Edhe pse ka vite 9 vite ne pushtet dhe ku rrenimi i sistemit shendetesor eshte i dukshem me koncensione te njepasnjeshme dhe korrupsion galopant, Kryeministri Edi Rama ka ironizuar gjatë punimeve të Kongresit të PS-së kohën kur qeveriste PD-ja dhe ministër i Shëndetësisë ishte, kreu i PDK-së Nard Ndoka.
Rama tha gjatë fjalës së tij se Shëndetësia gjatë kohës që qeverisej nga Partia Demokratike ka qenë “sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për të, ishte një kockë për t’ua hedhur bandave politike”.
Ndërsa tallej me ish-ministrin e koalicionit salla shpërtheu në të qeshura kur ai u shpreh: “Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën”.