Lidhu me ne

Mix

Netflix publikon ‘trailer’-in e pjesës së dytë të filmit “365 Days”

Netflix ka publikuar ‘trailer’-in e pjesës së dytë të filmit “365 Days” i cili do të shfaqet më 27 prill.

Një nga aktorët protagonist, Michelle Morrone, njoftoi në “Instagram”:

“Pritjes i erdhi fundi. Massimo dhe Laura janë kthyer. 365 Days ‘This Day’ po vjen në Netflix, 27 prill. Jeni gati?!”

Filmi i parë tregon historinë e një gruaje të re të quajtur Laura e cila është e burgosur nga një mafioz sicilian i quajtur Massimo për 365 ditë, me qëllimin që ajo të dashurohet me të.

Filmi i dytë do të ndjekë Laurën dhe Massimon teksa ata tentojnë një marrëdhënie të vërtetë, ndërkohë që duhet të përballen me besnikërinë familjare të Massimos dhe një burrë misterioz dhe të pashëm që hyn në jetën e Laurës.

Sipas People, “365 Days” pati një sukses të menjëhershëm pas publikimit të tij në vitin 2020, duke u ngjitur në top 10-she në 90 vende të botës dhe ishte filmi më i shikuar në platformë pas debutimit të tij.

Megjithatë, filmi hasi në kritika të ashpra për portretizimin e tij seksual, veçanërisht duke tërhequr pretendime se ai romantizonte rrëmbimin dhe manipulimin.

Është raportuar se ky film i ardhshëm është pjesa e dytë e një trilogjie dhe se është xhiruar së bashku me filmin e tretë. 365 Day bazohet në romanin polak 365 Dni nga Blanka Lipińska.

https://www.instagram.com/p/CcDaGqtIBgs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=04c32bee-a295-437a-9998-9dfe1ad90ead

MË TEPËR

Sport8 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix8 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix8 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix8 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix9 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix9 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix9 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix9 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix9 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix9 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook