Lidhu me ne

Mix

Shenjat që tregojnë se mami është shoqja më e mirë në botë

Nëna është një ndër personat më të rëndësishëm në jetën e çdo personi sidomos të fëmijës. Mbështetje, dashuri, respekt dhe durim është lidhja ideale e nënës me fëmijën.

Nëna është gjithmonë aty për të duartrokitur, kritikuar, dashur, dëgjuar fëmijët-pra nënat 24/7 janë me dhe për fëmijët e tyre. Nënat janë superheronjtë tanë. Është një lidhje tejet special nënë-fëmijë që sado kohë të kalojë mbetet po e njëjta.

Nëna është adhuruesja juaj më e zjarrtë. Ajo ka besuar tek ju që nga dita e parë dhe ndonjëherë nëna beson tek ju më shumë seç ju besoni tek vetja. Pavarësisht se çfarë planesh keni për jetën, ajo gjithmonë do të jetë aty për t’ju larguar dyshimet dhe për t’ju mbështetur. E vetmja gjë që ajo dëshiron është që ju të ndiheni mirë dhe bën çdo gjë që t’ju shohë të buzëqeshur.

Ajo është gjithmonë e gatshme të dëgjojë lajmet tuaja.

Të gjithëve na ndodh që kur kemi një lajm të mirë, të parës që nxitojmë t’ia tregojmë është nënës. Ajo gëzohet më shumë se ne për sukseset tona.

Këshillat që i jepni njëra-tjetrës janë të rëndësishme

Kur jeni në mëdyshje, personi i parë që i drejtoheni është nëna juaj. Mendimet dhe këshillat e saj janë vendimtare për ju dhe i merrni ato shumë seriozisht. Ju nuk keni frikë të jeni të sinqertë për gjërat që ju frikësojnë dhe e dini se ajo do t’ju ndihmojë. Nga ana tjetër, edhe mamaja juaj mund të kërkojë këshillën tuaj për gjëra nga më të ndryshme sepse e vlerëson mendimin tuaj.

Ju e dini që mund të jeni plotësisht e sinqertë me të

Ju e dini se pavarësisht se çfarë gjërash mund të vijnë në mendjen tuaj: të mira ose të këqija, gjithmonë mund të hapeni para saj. Ajo nuk do t’ju gjykojë, por do të përpiqet t’ju kuptojë. Aq sa a4jo është e mirë për të dhënë këshilla të dobishme, ajo gjithashtu mund të heshtë dhe thjesht të dëgjojë kur duhet.

Ajo gjithmonë do t’ju tregojë të vërtetën

Nënat janë shumë të mira për të thënë të vërtetën e zhveshur, edhe nëse ndonjëherë kjo e vërtetë ju lëndon.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 orë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix4 orë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Mix4 orë më herët

Diabetikët, ushqimet më të mira për rënien nga pesha

Për njerëzit që vuajnë nga diabeti, mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme është e një rëndësie të madhe. Pesha e...

Mix4 orë më herët

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush...

Mix10 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske10 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix11 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix11 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix11 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Facebook