Si arriti të vidhte zemrën e mbretit të Butanit, vajza e bukur e pilotit dhe takimi me Dukeshën nga e cila është frymëzuar epiteti i saj
Mbretëresha Jetsun Pema, 25 vjeç, është e panjohur për botën jashtë mbretërisë së saj të vogël, të vendosur mes Indisë dhe Kinës.
Gjithsesi mbretëresha më e re në botë, e cila ka marrë epitetin “Kate Middleton i Himalajeve” ka arritur të mahnitë njerëzit e zonës me bukurinë e saj delikate dhe sjelljen modeste. Mbretëresha mahnitëse jeton në një mjedis modest dhe ka refuzuar një muaj mjalti ekzotik për të bërë një tur duke ecur për të njohur njerëzit e saj. Por ajo u vu në qendër të vëmendjes me vizitën e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në Butan.
Kush është Jetsun Pema, gruaja që i vodhi zemrën mbretit Jigme Khesar Namgyel Wangchuck të Bhutanit dhe që e bëri atë të deklarojë e të betohet se nuk do të martohet me gra të tjera, por ajo të jetë e vetmja për të? Jetsun e cila është bërë nëna e një djali këto kohë, është e dyta mes pesë fëmijëve ne familjen e saj, të cilët nuk janë dhe aq pa lidhje me mbretërinë, edhe pse janë familje normale. I ati i saj Dhondup Gyaltshen, pilot me Drukair, kompaninë kombëtare ajrore, është gjysmë vëllai i burrit të një ish mbretëreshe.
Ndërsa mamaja e saj, Sonam Chuki që rrjedh nga një nga familjet më fisnike të Butanit, është famullesha e një princi butanez.
Motra e saj më e madhe Yeatso Lhamo është e martuar me vëllain e mbretit, princin Jigme Dorji Wangchuck.E lindur në Thimphu, Jetsun i kaloi vitet e para të jetës duke marrë një edukim pranë shtëpisë e më pas duke filluar shkollën në Indi me rezultate të shkëlqyera, si Kate.
Ajo luante basketboll dhe ka qenë kapitenia e ekipit të shkollës, ndërsa pasionet e tjera të saj përfshinin artet e bukura dhe vizatimin gjithashtu bandat muzikore e kërcimin.
Jetsun fitoi gjithashtu çmime për të folurën në publik, dhe rrjedhshmërinë në gjuhën hindu dhe angleze, gjithashtu dhe në gjuhën zyrtare të Butanit, dzongkha, por që ka mbajtur gjithmonë një qëndrim modest edhe pse përgëzohej shpesh.
“Mendoj se ajo nuk ka ëndërruar kurrë të bëhej një mbretëreshë”, thotë një prej ish-mësueseve të saj në një intervistë.Nëpërmjet njohjeve dhe lidhjeve të familjes së saj, Jetsun arriti të fillonte studimet e saj në Universitetin e Regent në Angli, për marrëdhënie ndërkombëtare më psikologji dhe histori arti. Por studimet e saj u ndërprenë, në moshën 21 vjeçare kur shpalli fejesën me mbretin e Butanit.Besohet se ata kanë qenë të lidhur për rreth 3 vjet përpara se mbreti ti propozonte për martesë dhe lidhja e tyre ka habitur shumë njerëz, pasi nuk ishte një histori dashurie tradicionale. Ata kanë thyer protokollin duke bashkëjetuar bashkë përpara martese.
Sipas raporteve, takimi parë i Jetsun-it me mbretin ka qenë në një piknik familjar në kryeqytetin Thimphu kur ajo ishte 7 vjeç dhe princi 17-vjeçar.
Ai i tha një grupi studentësh se bukuria e saj ishte marramendëse dhe se do ti kishte rënë në gjunjë e do t’i thoshte “Kur të rritesh, nëse unë jam i pamartuar dhe nëse ti je e pamartuar, do të doja të ishe bërë gruaja ime, nëse ndihesh njëlloj si unë.”
Jetsun-i ishte vetëm 21 vjeç, pra një studente kur u martua me mbretin në maj të 2011-ës.
Ai mori fronin pas vdekjes së të atit, që në vitin 2006. Ky monark ka ndryshuar idenë e pushtetit absolut, duke krijuar një rrugë të re drejt demokracisë dhe monarkisë kushtetuese.
Por ai priti 2 vjet për kurorëzimin, pasi astrologët i sugjeruan një datë të caktuar.
Mbreti e shpalli fejesën e tij në hapjen e parlamentit.“E kam menduar për një kohë të gjatë dhe kam vendosur të martohem”, tha ai në fjalimin e tij që u dha live në stacionin ndërkombëtar.
Më pas ai bëri një prezantim e gruas së tij të ardhshme, duke premtuar se ajo do të ishte një mbretëreshë e shkëlqyer. “Shumë nga ju kanë idenë e tyre se si duhet të jetë një mbretëreshë – ajo duhet të jetë e bukur, inteligjente dhe e hijshme”, shpjegoi ai.
“Besoj se me kalimin e kohës dhe me eksperiencën e duhur një njeri mund të rritet në një person dinamik në çdo drejtim të jetës me përpjekjen e duhur.
Për mbretëreshën ajo që është më e rëndësishme është se ajo duhet të jetë një njeri i mirë dhe se duhet të ketë dëshirën për ti shërbyer popullit të saj.”
“Unë e kam gjetur mbretëreshën time dhe emri i saj është Jetsun Pema. Duke qënë se ajo është e re, është e dashur dhe zemërmirë. Këto cilësi të saj janë tregues për zgjuarësinë e saj që do vijë me moshën dhe eksperiencën e duhur për ta kthyer atë në një shërbyese të vendit të saj.”
“Ajo është një vajzë me zemër të madhe e cila më mbështet shumë dhe të cilën unë mund ta besoj. Unë nuk e di se çfarë do të thonë njerëzit e mi për të, por unë e shoh atë si të kompletuar me të gjithë cilësitë që një grua duhet të ketë.”
Dasma u bë në të njëjtin vit si William dhe Kate por ishte diçka ndryshe nga dasma në Westminster Abbey.
Ata u martuan në një ceremoni budiste që zgjati 5 orë në një fortesë të shekullit të 17, ku nusja e re kishte një veshje tradicionale me një fund të mbështjellë pas trupit dhe këpucë me ornamente, e rrethuar nga copa të kuqe. Kurora e saj ishte e bërë më materiale të tjera dhe jo me diamante dhe ar. Dhëndri i saj erdhi duke zbritur nga froni me kurorën e kuqe e cila simbolizon rolin e tij si mbrojtës i njerëzve.
Ai e nderoi gruan e tij me një kurorë të mbështjellë me mëndafsh, me 2 zogj feniks që simbolizonin lidhjen e begatë mes të dyve, teksa ai e shpalli atë Mbretëreshë të Butanit.
Shfaqjet publike të dashurisë në Butan nuk janë zakon. Por teksa ai e prezantoi atë përpara 30.000 spektatorëve në stadiumin ‘Changlimithang’, e pyeti turmën nëse do të donin ti shikonin ata duke u puthur.
Ai e mahniti turmën duke e ledhatuar tek faqja nusen. Mbreti, 31-vjeçar asokohe pyeti nëse mund të hidhte një hap më të madh dhe turma u përgjigj me “PO”. Kështu ai u afrua dhe e puthi në buzë nusen e nervozuar.Ky tregues i dashurisë në publik nuk ishte vetëm thyerja e traditës. Poligamia ka qenë gjë normale në Butan dhe i ati i tij ka qenë i martuar me 4 motra.
Gjithsesi Mbreti deklaroi se Jetsun Pema do të ishte gruaja e tij e vetme.
Ai tha pas festimeve të dasmës “Ajo i mbajti mirë përgjegjësitë e saj. Jam shumë krenar për të.”
“Ajo është një qenie njerëzore e mrekullueshme. Inteligjente. Unë dhe ajo ndajmë një pasion të madh të përbashkët për artin.”
Ai iu përgjigj dhe komenteve që thoshin se ai u martua shumë vonë në moshën 31 vjeçare, ndryshe nga traditat e vendit.“Nuk ka rëndësi se kur martohesh, për sa kohë martohesh me personin e duhur. Unë jam i bindur se jam martuar me të duhurën” , tha ai.
Çifti refuzoi një muaj mjalti ekzotik në shkëmbim të një turi 4 ditor në këmbë në Bhutan.
“Ne filluam të punojmë sapo u martuam,” shpjegoi mbreti. “Dhe nëse udhëtojmë, do të udhëtojmë rreth e rrotull vendit tonë që të njohim e takojmë sa më shumë njerëz.”
Më pas ata caktuan një udhëtim në Japoni dhe Londër, ku takuan edhe princ Charles dhe Dukeshën e Cornwell.
Çifti ka dashur të mbajë një stil jete modest duke mohuar luksin e mbretërisë dhe duke jetuar në një ambient të thjeshtë, ku shpesh marrin njerëz nga populli i thjeshtë.
Aktualisht, detyra kryesore e mbretëreshës është të shoqërojë bashkëshortin e saj në vizita zyrtare në Butan dhe jashtë vendit.
Ajo drejton Shoqërinë e Aftësive të Butanit, Shoqërinë Mbretërore për Mbrojtjen e Natyrës, , Jigten Wangchuk Tshogpa dhe është ambasadorja e UNEP-it për Ozonin.Ajo e ka ruajtur dashurinë e saj për basketbollin dhe luan pothuajse çdo ditë.Mbretëresha e ka habitur popullin me stilin e saj. Njerëzit janë të detyruar të veshin rroba tradicionale në Butan, por jashtë kufijve ajo mund të vishet me gjëra më të thjeshta.Në vizitën e saj në Londër ajo bëri një veshje të zgjuar me një fund njëngjyrësh të ngushtë “pencil style”, bluzë të zezë me gri e shoqëruar me taka dhe një çantë ‘Chanel’.Ajo është parë e veshur edhe me këpucët e preferuara, ngjyrë pastel të Kate-it, të cilat i kombinoi me një pallto të zezë gjatë vizitës në Japoni. Së fundmi Jetsun-i u bë nënë, duke lindur një djalë, të cilit do t’ia vendosin emrin në 16 prill, kur të mbushë 2 muaj, sipas traditës.
Butan, vendi më i lumtur në botë
Butani ka një popullsi prej 770,000 banorësh dhe mbahet si vendi më i lumtur në botë.
Turistët e parë janë lejuar ta vizitojnë në 1974.Vizitorët duhet të paguajnë 250 dollarë në ditë nëse duan ta vizitojnë Butanin.Gjuajtja me hark është sporti zyrtar i Butanit.
Ishte vendi i fundit që pati TV mbasi TV u përhapën në vitet e fundit të ’90. Monedha vendase është ngultrum dhe 1 sterlinë vlen 97 ngultrum butanez.
Përgjigju
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.