Radar
“Ministrja Kushi u dërgoi personave të vet pyetjet e provimit që dje bashkë me përgjigjet” – Vokshi publikon denoncimin
Deputetja e PD-së Vokshi ka denoncuar nxjerrjen e pyetjeve të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar që do zhvillohet sot në Tiranë.
Ajo ka publikuar denoncimin e një mësueseje në Elbasan lidhur me provivimin që do bëhet në shkollën Sabaudin Gabrani në orën 14:00.
Sipas mësueses denoncuese, pyetjet bashkë me përgjigjet janë dërguar që dje nga Ministria e Arsimit për personat e lidhur me ministren Kushi.
“Skandali!! Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani. Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…” – shkruan Vokshi.