Mix
Selena Gomez: Qëndrimi larg rrjeteve sociale më ndihmoi me shëndetin mendor
Selena Gomez u quajt “mbretëresha e Instagramit” si e famshmja më e ndjekur në platformën e mediave sociale në vitin 2016.
Tani, Gomez thotë se ajo nuk ka qene aktive ne platformat sociale qe prej 4 vitesh.
“Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën time”, tha Gomez për “Good Morning America”.
“Jam më e lumtur, jam më e pranishme, lidhem më shumë me njerëzit”, tha Gomez. “Unë e kuptoj se sa i fuqishëm është interneti dhe në shumë mënyra ai ka bërë gjërat më të mira për botën. Por për mua, marr lajmet e mia që janë në të vërtetë të rëndësishme që i marr përmes njerëzve në jetën time.”
Këngëtarja/aktorja/producentja, e cila aktualisht ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, po promovon Wondermind, një platformë për shëndetin mendor që ajo ndihmoi në themelimin e saj.
Gomez, e cila ka qenë e hapur për sfidat, duke përfshirë çrregullimin bipolar, tha për “GMA” se qëllimi është të vërë burimet në dispozicion për ata që kanë nevojë.