Lidhu me ne

Kryesore

Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës

Yuri Kim vazhdon të këmbëngulë në misionin e saj për të mbajtur një opozitë të dobët në vend, të përfaqësuar nga pakica. Ajo ka shkelur këtë të martë një tjetër vijë të kuqe duke përkrahur atë palë në PD që edhe vota e zgjedhësve edhe vendimet e drejtësisë e kanë sanksionuar si minorancë. Gjatë një turi kontaktesh me faktorët politikë që dyshohet se ka në qendër zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ajo ka zgjedhur të takojë edhe kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeajn. Por ajo që ra në sy në postimin që bëri më pas, ishte se ajo e cilësoi bashkëbiseduesin e saj si kreun në detyrë të PD-së. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo bëri apelin e zakonshëm për të mos parë nga e shkuara por nga e ardhmja, duke iu referuar si gjithmonë Berishës.

Natyrisht askush nuk e obligon ambasadoren amerikane të mos jetë kundër atij që vendi i saj e ka shpallur non grata. Por ama nga ana tjetër, ajo nuk ka as tagrin, realiteti tregoi se nuk ka as fuqinë, për të imponuar se kush është kryetari i opozitës. Si i tillë, qëndrimi i Yuri Kim nuk është veçse një provokim nga ata që bëjnë zakonisht ata që ndihen të pafuqishëm. Dhe që lëvizja e saj vinte era mistrecllëk, e tregon edhe një fakt tjetër. Turi i saj i takimeve ishte me faktorët parlamentarë. Ajo takoi së pari Lindita Nikollën dhe pritet të takoië edhe Taulant Ballën. Edhe takimet i zhvilloi në zyrat e parlamentit dhe jo në selitë e partive. Atëherë pse duhet ta emërtonte Alibeajn, me funksionin më të dyshimtë dhe më të kontestuar, pra me atë të kryetarit në detyrë të PD-së? Të gjithë e dinë se edhe diplomatët më amatorë nuk bëjnë gafa me emërtesat, ato gjithmonë janë të qëllimshme.

Kjo gjë nuk ka shpjegim tjetër veçse me misionin për të mbajtur të përçarë opozitën dhe për t’i shërbyer atij regjimi me ikonat e korruptuara të së cilit pozon ditë pas dite me buzët vesh më vesh. Pikërisht kjo qasje e ka bërë një nga deputetët demokratë, pranë Berishës, Edi Paloka të shpërthejë: “Kjo zonja që uroi Ramën per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill; qe ka dale hapur në mbeshtetje të qeverisë më te korruptuar ne rajon (siç e cileson vetë Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar në vetë te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarrë nje akt të fundit, gjithnje ne sherbim të të njëjtit qellim”.

Në fakt e gjitha nuk mund të ketë shpjegim tjetër edhe pasi nderhyri në garën e brendshme të PD-së, edhe pasi bëri thirrje se për kë duhet të votonin në 6 mars, ndonëse nuk u dëgjua, ambasadorja e SHBA, vazhdon të mbështesë me zell atë pjesë të vogël të opozitës që njëkohësisht mbështetet edhe nga regjimi i Ramës.

POSTIMI I PLOTE

Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.

SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.

Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.

Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix11 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar11 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar11 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore18 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix18 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook