Lidhu me ne

Radar

Ambasadorja kapet në flagrancën e pakicës

Ambasadorja kapet në flagrancën e pakicës

Alfred Lela

Po i shkruaj këto radhë në verandën e Villa la Collina, rezidenca e dikurshme e pushimeve e kancelarit gjerman Konrad Adenauer. I ftuar bashkë me një grup nga Tirana, partnerë të Fondaconit Konrad Adenauer në Shqipëri, mes të cilëve edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Belind Këllici. Sic e dini, ata janë pozicionuar në skaje të ndryshme në Partinë Demokratike. ‘Biografia’ e tyre e ndryshme politike, nuk e ka penguar Fondacionin e së djathtës gjermane, krahun politik të CDU të Merkelit, t’i ftojë të dy anëtarët e parlamentit shqiptar.

Në përgjithësi europianët kanë qenë më të kujdesshëm me konfliktin e brendshëm në Partinë Demokratike, duke u shprehur drejtpërdrejt, ose me nëntekst, se nuk përzihen ose j’ua lënë anëtarëve të vendosin për zhvillimet e brendshme në partinë më të madhe opozitare.

Ndryshe prej tyre ambasadorja amerikane Yuri Kim është investuar fort në favor të njërës palë. Deri më 6 dhe 24 mars, kur u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale dhe u dha vendimi i gjykatës, ajo ishte në të drejtën e vet. Si shumë të tjerë, zonja ishte e humbur në kaosin e deklaratave të dy kampeve që pretendonin se zotëronin shumicën demokrate dhe që u ilustrua nga Kuvendi i 11 dhe 18 dhjetorit. 6 marsi, për ata që vërtetë nuk e kuptonin apo bënin sikur, shërbeu për të caktuar vendin dhe rëndesën e secilit në kampin demokrat.

Berisha dhe restauracioni i tij politik brenda së djathtës u shpërblye me 30 përqind të votës së 6 marsit, duke arritur të fitojë edhe Shkodrën, ndërsa Basha me pasuesit morën 13 përqind duke u renditur të tretët, pa marrë asnjë bashki dhe duke shënuar rezultatin më të keq në historinë e partisë.

Heshtja e zonjës Kim në ditët dhe javët pas kësaj u duk si një pranim pa bujë i faktit. Ajo nuk kishte pse të komentonte një ngjarje, e cila nuk kishte nevojë për koment. Qëndrimi i saj nuk e pati fatin të shenjohej përgjithnjë nga dafinat e durimit dhe etikës. Më 5 prill, një muaj pas një humbjes, që bëri të dorëzohej më në fund edhe Lulzim Bashën, diplomatja e ka thyer heshtjen. Ajo ka takuar deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj të cilit vullneti i Bashës i hapi rrugën emërimit (jo të zgjedhjes) si kryetar i komanduar. Me këtë titull e njihte edhe ambasadorja amerikane pas takimit me të dhe publikimit të lajmit në Tëitter.

Me këtë qëndrim, ambasadorja Kim është kapur në flagrancën e pakicës bullizuese. Së dyti në flagrancën e mosnjohjes së vendimit të gjykatës, dhe së treti, në flagrancën e mospranimit të humbjes. Duhet thënë se 6 marsi qe një thirrje zgjimi edhe për të, duke qenë se, as kandidatët dhe as populli nuk iu përgjigj apelit të saj për zgjedhjet e pjesshme.

Pasë thënë këtë, komentatorët apo mediat e djathta nuk duhet të tërbohen me Yuri Kim dhe as të futen në zët me Amerikën. Aktorët do të luajë lojën e tyre deri në fund. Sali Berisha do dhe duhet të menaxhojë shumicën e qartë në PD. Lulzim Basha të mbledhë fijet e një pakice të dërrmuar nga 6 marsi. Yuri Kim nuk ka rrugë tjetër, vecse ta mbyllë mandatin në Tiranë me shpresën e vakët dhe naive se zgjedhjet e ardhshme lokale mund të prodhojnë një saving face për të dhe lamtumirën e saj shqiptare. Gjasat janë që pakica që ajo mbështet do të kurret edhe më në zgjedhjet e ardhshme dhe të marrë më pak, edhe se pragu elektoral për parlamentaret 2025.

Por, cka shkëlqen në gjithë këtë histori është fakti se opozita nuk mund të emërohet. Ashtu si edhe dijenia se mbështetja e të huajve është një fotografi, por asnjëherë një siguresë elektorale. Kandidatët e Kim në zgjedhjet e shkuara parlamentare, edhe ata repertor i ‘opozitës së re’, që erdhi me emërim të dyfishtë të Kim-Rama, turpëruan si veten, ashtu edhe mecenatin.

Sigurisht, fakti se ambasdorja e shtetit më të dashur për shqiptarët, Amerikës, kryen veprime jo-amerikane, duke dalë hapur kundër shumicave të ceritfikuara nëpërmjet proceseve demokratike dhe të rregullta, elektorale dhe gjyqësore, është ligështim për të gjithë pro-amerikanët. Anti–amerikanët, sigurisht, i gëzon.    

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook